E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria Garda te sjelle armet e tjera

/ /

Me date 23 janar 2011 Prokuroria sekuestroi prane Gardes se Republikes 51 arme te modelit turk MP5. Numri i armeve dhe i efektivave qe kane sherbyer ne ruajtjen e Kryeministrise ishte me i madh por organi i akuzes vendosi te mos i marre te gjitha armet pernjehere pasi carmatosej Garda e Republikes. Ky institucion ne mungese te armeve e kishte te pamundur realizimin e detyres se vet per ruajtjen e personaliteteve shteterore dhe objekteve te rendesise se vecante. Per kete shkak Prokuroria dergoi per ekspertize fillimisht 51 arme dhe pas perfundimit te ballafaqimeve shkencore ato do ti kthehen Gardes. Nga ekzaminimet e kesaj sasie armesh vetem nje prej tyre ajo qe ishte perdorur nga gardisti Agim Llupo tashme i arrestuar u perputh me predhen e mbetur ne trupin e Ziver Veizit. Po ashtu disa arme te tjera u perputhen me gezhoja te gjetura ne vendin e ngjarjes por jo me ndonje predhe. Prokuroria ka vendosur ti ktheje ne Garde 50 armet e mbajtura deri tani dhe te kerkoje sasine tjeter qe eshte perdorur nga efektivat gjate ruajtjes se Kryeministrise me 21 janar. Disa nga 51 armet e verifikuara kane dale se nuk kane qelluar fare.         
Ekspertizat
Prokuroria ka sekuestruar gjithsej tri predha ne trupat e viktimave te demonstrates se 21 janarit. Ne trupin e Ziver Veizit Faik Myrtajt dhe Aleks Nikes jane gjetur predha te kalibrit 9 mm. Nga keto vetem predha e Ziver Veizit eshte perputhur me nje arme qe bente pjese ne sasine e pare te marre ne Garde nga Prokuroria. Organi i akuzes dyshon se vrasja e tre viktimave te tjere shtetasve Faik Myrto Aleks Nika dhe Hekuran Deda eshte kryer me arme te tjera te Gardes te paperfshira deri tani ne ekspertize. Per kete shkak me te kthyer armet e ekspertuara deri tani Prokuroria pa demtuar edhe funksionet institucionale te Gardes se Republikes do te kerkoje particionin tjeter te mjeteve te zjarrit qe jane perdorur diten e ngjarjes. Krahas armeve te Gardes Prokuroria ka ekspertuar edhe rrobat e viktimave si dhe te shtate personave qe mbeten te plagosur ne radhet e demonstruesve. Gjithashtu ne funksion te zbardhjes se rrethanave te vrasjes se kater personave Prokuroria ka marre ne pyetje deshmitaret e identifikuar nga pamjet filmike. Sipas organit te akuzes ne cilesine e deshmitareve jane pyetur personat qe ndodheshin me prane viktimave te cilet merrnin pjese ne demonstrate.

Arma e Agim Llupos vrau Ziver Veizin

Ekspertiza e pare e cila ka faktuar vrasjen e demonstruesit Ziver Veizi nga arma e njerit prej efektivave te Gardes u pasua me arrestimin e shefit te Shtabit te Njesise Speciale Agim Llupo. Bazuar mbi aktin e ekspertimit qe tregonte se arma MP5 e perdorur nga Agim Llupo kishte qitur predhen e gjetur ne trupin e viktimes Prokuroria urdheroi arrestimin e oficerit. Agim Llupo u arrestua me akuzen e vrasjes ne rrethana te cilesuara ndaj nje personi duke rrezikuar jeten e shume te tjereve. Bazuar mbi kete fakt Prokuroria arrestoi edhe zv.komandantin e Gardes Alfred Ahmetcenaj i cili u la i lire me pas nga gjykata per mungese provash nga organi i akuzes. Sipas Prokurorise gezhoja qe ka goditur Ziver Veizin ka qene rrikoshet pasi ne siperfaqen e saj jane gjetur demtime te medha te predhes te shkaktuara nga perplasja me nje siperfaqe te forte para prekjes ne trupin e viktimes.

TRAZHGIM SOKOLAJ

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›