Prifti Videon e filmova une por per te provuar presionet
Dje ne Keshillin e Rregullores Mandateve e Imuniteteve Prifti u shpreh se videon e ka bere vete per te provuar presionet ndaj tij por perjashtoi mundesine e marrjes se ryshfeteve.
Jozefina Topalli Ne baze te nenit 118 pas ardhjes se kerkeses nga Prokurorja e Pergjithshme deputeti Prifti eshte vene ne dijeni mbi kete kerkese. Ne baze te
rregullores eshte paraqitur deputeti Prifti i cili ka te drejten e fjales.
Dritan Prifti Faleminderit. Sic e tha edhe zonja kryetare une jam njoftuar diten e shtune mbi kerkesen qe ka bere Prokuroja e Pergjithshme per te marre nje autorizim per procedim penal ndaj meje. Dua tju them te gjithe juve por edhe te tjereve qe jam i gatshem menjehere te leshoj imunitetin tim parlamentar per ti hapur rrugen hetimeve nga Prokuroria dhe per te hetuar cdo gje ne lidhje me videon qe Prokuroria permend ne shkresen drejtuar Kuvendit. Jam gati nese doni ju dhe gjithe Kuvendi te ndryshojme Kushtetuten e Shqiperise ku deputeteve tu hiqet imuniteti njehere e pergjithmone. Jam gati nese Kuvendi gjykon sipas nismes nga grupi parlamentar i PD-se per te nenshkruar cdo deklarate per leshim vullnetar te imunitetit tim ne menyre qe deputetet te jene te barabarte me te gjithe shqiptaret e tjere kur vjen fjala per hetime. Jam i gatshem te jem 24 ore ne dispozicion te drejtesise sa here qe ata te me kerkojne. Dua te deklaroj se videoja per te cilen me akuzojne eshte filmuar prej meje per te provuar presionet joshjet per korrupsion apo korrupsionin e Ilir Metes. Filmimi i nje bisede me Leonard Beqirin qe ishte zv.minister i Ekonomise ne ate kohe u be vetem per te dokumentuar gjerat qe kam thene dhe kjo video hedh drite mbi arsyet e presionit qe zoti Meta ka bere mbi mua sistematikisht. Kjo video po e deklaron qarte eshte nje kompliment perfekt per videon e pare te zotit Meta dhe eshte mbi 35 minuta filmim. Ne te dalin nje tufe faktesh te reja qe provojne pothuaj te gjitha ato qe une kam thene me pare per te. Per dyshimin qe shprehet ne shkresen e Prokurores se une kam perfituar nje sasi eurosh ne menyre korruptive ju them te gjitheve me garanci se me duhet vetem nje seance e vetme ne Prokurori per ta zberthyer dhe vertetuar ceshtjen dhe per te vertetuar se faktet jane te gjitha ndryshe. Asnjehere nuk kam marre para per shkak te detyres asnjehere nuk kam shperdorur detyren shteterore. Une jam larguar si minister dhe nuk e them per here te pare sepse nuk kam pranuar te firmos ato qe kerkonin te fortet favore te jashteligjshme dhe gjera te tjera si keto. Dua me kete rast ti garantoj te gjithe deputetet dhe opinionin se kjo goditje qe behet ndaj meje sigurisht qe do te sjelle nje ngadalesim por nuk ka per ta frenuar misionin tim ate te berjes transparence. Nuk kam per tu trembur apo terhequr asnje minute dhe nuk e kam per here te pare qe perballem me presione te te gjitha natyrave. Edhe ditet dhe javet e fundit kam pasur presione te jashtezakonshme per te ndaluar kete qe kam filluar te bej. Disa duan te me perdorin per interesat e tyre. Disa duan te bejne sehir dhe gallate me keto qe po ndodhin. Disa jane perpjekur te thone se une e kam zhdukur apo fshehur kete video qe qenka zbuluar nga eksperti amerikan. Kur i kam dorezuar keto mjete ne Prokurori posacerisht oren me kamera prokuroreve dhe ata mund te jene deshmitare nese duan u kam sqaruar se ne ate kamere-ore ka pasur video te tjera te regjistruara te cilat per shkak te memories se kufizuar te kesaj kamere jane fshire per te regjistruar te reja. Kjo eshte lehtesisht e provueshme qe une e kam deklaruar. Por sigurisht qe une e kam ne arkivin tim kete video per te cilen me akuzojne dhe nuk me ka shkuar ne mendje kurre per ta zhdukur ate pervecse prisja momentin e duhur per ta shfaqur. Une nuk kisha pse zhdukja nje prove qe mua me ndihmon ne ato qe kam thene per Ilirin te provoj ato qe kam thene per Ilir Meten. Ditet e fundit kam qene deshmitar i disa sulmeve me baltosje qe me jane bere nga disa media te caktuara. Por kjo eshte Shqiperia. Ne luftojne qe institucionet e mediat ti bejme te pavarura por ato jane te brishta dhe te thyeshme te perdorshme. Nuk kam plan te sulmoj askend pavaresisht se sulmet ndaj meje jane shume mire te orkestruara. Sulmet behen si rrjedhoje e interesave te medha ekonomike qe jane cenuar dhe rrezikuar nga denoncimet qe une kam bere. Une kam denoncuar zevendeskryeministrin dhe ministra aktuale. Une kam akuzuar per afera dhe kontrabande ne karburante qe jane bere ne syte e shtetit policise e tatimeve doganave. Kam denoncuar afera te ndryshme si me koncesione privatizime tendera. Jane vetem parate e pista qe po me sulmojne qe kane pasur mundesi te krijojne kete problem te perkohshem per mua. Me vete kam Zotin dhe te verteten. Kam edhe fakte. Nuk do te flas per detaje sepse do te respektoj institucionin e Prokurorise dhe te gjitha do ti deklaroj atje. Si perfundim pavaresisht se ne videon e cituar nga Prokuroria nuk ka asnje veprim qe mund te cilesohet si i kunderligjshem per me teper kur eshte e provueshme qe filmimi eshte bere nga une dhe ska asnje shans qe une te inkriminoj vetveten perseris qe jam i gatshem te leshoj imunitetin parlamentar per hetime nga ana e Prokurorise e drejtesise. Faleminderit
jozefina topalli Ka ndonje nga anetaret pyetje
Ilir Rusmali Ne nuk e dime se cfare ka videoja por ju e dini. Ju me nje gjest te vleresueshem thate qe jeni i gatshem te lini imunitetin tuaj. Por nga ana tjeter videoja nuk ju inkriminon aspak. Pyetja ime eshte qe ne kete situate cili eshte vleresimi juaj per veprimin e Prokurorise per heqjen e imunitetit tuaj
Dritan Prifti Une jam plotesisht i hapur deri ne fund per te dhene sqarime dhe per tu hetuar ndaj deshiroj te evitoj komentet per organet e hetimit por po ju them dicka qe sigurisht do te ishte evituar nje zhurme kaq e madhe nje stres kaq i madh per disa njerez nese Prokuroria do te kishte vepruar si me zotin Meta ku shkoi vullnetarisht dhe e sqaroi para se te vinte kerkesa. Une e mora vesh vetem kur kerkesa erdhi ne Kuvend. Do te preferoja qe te me kishin thirrur dhe te shkoja vullnetarisht sepse jam i hapur. Nese do te me kishin thirrur do te kisha provuar me nje seance te vetme se ketu nuk ka asnje ceshtje te kunderligjshme asnje veper penale dhe nuk do te ishte nevoja per te bere gjithe kete qe po behet sot. Ata nuk e bene dhe une jam i detyruar per te zbatuar procedurat sic i ka Parlamenti.
Ilir Rusmali Ju thate qe videoja eshte regjistruar nga ju. Videoja nuk ju inkriminon juve por persona te tjere kushdo qofshin ata. Me beri pershtypje nje fjali e juaja Kete video qe inkriminon persona te tjere. Pra fakte qe inkriminojne persona te tjere. Pra te dhena qe dikush ka bere veper penale ju do ta benit publike ne nje kohe te pershtatshme Por ka nje dispozite...
Dritan Prifti Nuk thashe qe provon se dikush tjeter ka kryer vepra penale por provon ato qe une kam thene per Ilir Meten qe te jemi korrekte...
Ilir Ruslami Pra ju nuk thate qe inkriminon persona te tjere
Dritan Prifti Provon ato qe une kam thene per Ilir Meten me perpara.
Ilir Rusmali Dakord. Atehere po ju pyes drejtperdrejt. Videoja qe ju keni inkriminon persona te tjere
Dritan Prifti Ne gjykimin tim ne ate video ka nje seri faktesh qe provojne akuzat e meparshme por qe ne vetvete ne gjykimin tim nuk ka asnje kundervajtje apo veper penale.