E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grupi i PS-se debate dhe kritika per Ramen

Deputetet kane kerkuar sqarime per ndryshimin e politikes nga lidershipi

Zbehet kriza parlamentare. Dekretet e Presidentit te Republikes lidhur me zgjedhjen e anetareve te Gjykates Kushtetuese kane diktuar dje nje vendim te ri te grupit parlamentar te Partise Socialiste i cili ka bere te ditur pjesemarrjen ne votimin e tyre. Ky vendim thyen marredhenien e kushtezuar me Parlamentin e cila konsistonte ne pjesemarrje ne seance por jo ne votime. Edhe pse nje rast i vecuar ne kontekstin e punimeve parlamentare vendimi i marre ne mungese te kreut socialist Edi Rama krijon premisa per te besuar se qe ketej e tutje situata politike do te detyroje Partine Socialiste ne zbutjen e qendrimeve te veta. Nje kurs i tille i sinjalizuar me dy daljet e Edi Rames ne tryezen e reformes zgjedhore dhe ne diskutimin e bere me Kryeministrin Sali Berisha per Piramiden ne fakt ka krijuar disa peshtjellime ne mbledhjen e djeshme te grupit. Kam degjuar per neser per mbledhjen e Kryesise. Pse nuk e ben kryetari rinovimin e saj Te vije ketu ne mbledhjen e Grupit sic edhe ben Berisha. Ikem nga Parlamenti por flitet shume qe pse Rama shkoi ne tryezen e reformes. Une them shume mire beri se eshte drejtuesi i opozites. Eumlshte shprehur me kete rast deputeti Bashkim Fino. Nderkohe deputete te tjere kane ngritur me kete rast dje shqetesimet e akumuluara sipas te cilave homologimi i imazhit te partise me ate te kreut te saj kane lene ne hije kolegjialitetin ne vendimmarrje. Pikepyetje jane vene edhe mbi paqendrueshmerine e madhe ne qendrimet e mbajtura Na thuhet se nuk do te marrim pjese ne tryezen e reformes zgjedhore dhe shohim kryetarin qe behet pjese e saj. E njejta gje per Piramiden dhe i njejti qendrim serish. Do te duhet qe te sqarohemi per keto gjera eshte shprehur nje nga deputetet e Qarkut te Vlores. Pergjigjja ndaj ketij problemi qe eshte trajtuar tanime edhe ne media ka qene thuajse e njejte me ate te dhene deri me tani prezenca ne tryeze ishte per te shprehur qendrimin e PS-se dhe se ne raport me propozimet e bera vendimi nuk ka ndryshuar. Me probleme te medha ne raportet institucionale paraqitet edhe sjellja e grupit parlamentar socialist lidhur me kohen e pjesemarrjes ne seancat plenare. Deputete te njohur socialiste kane debatuar rreth vendimeve te njeanshme qe merren ne pergjithesi per largimin nga seancat dhe qe me sa duket kane qene me shume e drejte e kryesise se grupit se sa vendimmarrje e pergjithshme. Ajo qe rezulton nga debati i zhvilluar eshte se ne teresi aktet demonstrative te largimit nga salla e Parlamentit nuk perbejne dhe aq pjese ne nje strategji politike sesa nje improvizim qe eshte imponuar mandej si vendim final. Por edhe si i tille debati i zhvilluar dje ka rezultuar steril ne produktin e vet politik keshtu pyetjes se shtruar se votimi i dekreteve duhet te jape argumentim edhe per mosvotimin e ligjit per gjykaten administrative i eshte dhene nje pergjigje jo dhe aq e gjetur. Inicimi i saj prej Kryeministrit Sali Berisha ka kushtezuar bojkotin ne votim qe u be shkak per bllokimin e draftit dhe reagimin e ambasades amerikane ne Shqiperi. Po keshtu kalimi i menjehershem nga bojkoti drejt votimit per nje ceshtje konkrete ngre disa pikepyetje te tjera dhe qe eshte marre ne vemendje nga deputetet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›