Grupi i PS-se debate te forta per rregulloren e re. Mungon Blushi
Grupi parlamentar i Partise Socialiste ka miratuar dje rregulloren e re te funksionimit te tij. Me nje pjesemarrje te plotesuar te tij- ku ka rene ne sy mungesa e Ben Blushit heshtja e plote e deputeteve te vjeter Kastriot Islami dhe Marko Bello si dhe largimi i Andis Harasanit -ekipi i deputeteve socialiste ka miratuar ndryshimet ne rregullore e cila ka riperkufizuar permbajtjen e vet lidhur me sanksionet dhe disiplinen. Burime nga grupi bejne te ditur se diskutimet nuk kane munguar por ne thelbin e vet ato jane lidhur me normat e reja qe rregullojne disiplinen. Keshtu deputeti Bashkim Fino ka kerkuar ndryshimin e 2 neneve qe kane te bejne me largimin e deputeteve perpara seancave te palajmeruara dhe ate qe lidhet me lejen pa afat te cilen ai e ka kundershtuar. Ne kete kuader nuk ka munguar nje replike nga deputeti tjeter Arben Malaj por qe nuk ka shkuar tej debatit teknik. Ky rishikim ne administrimin e punes se grupit pasqyron edhe nje problematike te hasur shpesh qe u vu re sidomos ne seancen e fundit te diskutimit per ligjin e ri te SHISH-it kur ekipi drejtues i PS-se u desh te organizonte me urgjence mbledhjen e te gjithe deputeteve per te bllokuar miratimin e tij. Per te normuar sjelljen e deputeteve jane sanksionuar afate qe nisin qe nga mungesat deri ne 3 here rresht ne mbledhjet e grupit mungesat e zgjatura dhe qendrimet inaktive mospjesemarrja ne seancat plenare e deri te sinkronizimi i diskutimeve ne Parlament. Po keshtu me rendesi eshte edhe penalizmi per sa i perket mbajtjes se qendrimeve publike ndryshe nga vendimet e grupit cka eshte nje mase qe sinjalizon mbylljen e partise ne nje linje gjykimi te unifikuar me ate zyrtare. Per te dhene nje ilustrim konkret per masen e ndryshimeve qe sjell rregullorja e re mjafton te permendet se nje sere nenesh te saja lidhen me arsyet kriteret dhe motivet qe cojne ne perjashtimin e nje deputeti nga grupi parlamentar. Po keshtu largimi i deputeteve ne aktivitete nderkombetare do te jete ketej e tutje nje e drejte per te cilen duhet marre leje nga kryesia e grupit parlamentar e cila do vendose per kete gje. Ne finalen e vet dokument ti i ri natyrshem qe fiton nje vlere politike per sa kohe qe normat e miratuara nga vete deputetet legjitimojne sanksione qe kryesisht godasin ate qe quhet politike mediatike. Mbyllja e diskutimeve ne mbledhje dhe salla te mbyllura si dhe percjellja per publikun vetem e qendrimeve zyrtare po kthehen keshtu nga nje kulture politike e sjelle ne PS nga kreu aktual Edi Rama ne nje vije institucionale qe duke u nisur nga tradita pritet te provokoje tensione. Aq me shume kur kjo rregullore ligjerohet vetem 3 vjet nga zgjedhjet e reja parlamentare rikandidimi ne te cilat varet tanime edhe nga venia ne jete e nje kulture te re bindjeje ndaj shumices.