Tartari 330 minuta ne prokurori
Arjan Tartari aksioneri kryesor i firmes Vision Construction e perfolur kohet e fundit se ka dhene ryshfet per marrjen e nje leje ndertimi ne Tirane ka deshmuar dje per rreth 330 minuta ne Prokurorine e Tiranes. Bashkejetuesi i deputetes demokrate Albana Vokshi e cila deklaroi se Tartari i ka paguar kreut te Bashkise se Tiranes 100 milione euro eshte pyetur per me shume se 5 ore nga prokurori Valentin Preci dhe nje hetues i njesise Task-Force. Ai ka dhene shpjegime pas deklarates se Albana Vokshit ndersa burimet nga organi i akuzes kane deklaruar se ai eshte pyetur per menyren e kalimit te 20 per qind te aksioneve biznesmenit Dritan Avllaj i cili sipas Vokshit eshte nje nga sekseret qe nxjerrin leje ndertimi. Megjithate pjesa tjeter e aksionereve te firmes Vision Construction duke perfshire edhe zotin Avllaj kane mohuar kete akuze publike te mazhorances ndaj kreut te bashkise se kryeqytetit. Nje nga aksioneret Rrahman Selmanllari ka qene i dyzuar me deklarime. Ne prokurori ka pohuar se nuk ka dhene ryshfet per nxjerrjen e lejes se ndertimit ndersa ne nje dalje publike pohoi se ka dhene ryshfet ne kembim te ketij favori. Sipas akuzes edhe ky aksioner eshte rithirrur ne prokurori nga ku do te caktoje edhe se cili prej varianteve qendron.
Deshmia e TartaritBashkejetuesi i deputetes Albana Vokshi ka pranuar ftesen e dyte te organit te akuzes per te dhene shpjegime ne dosjen e lejeve te ndertimit dhe HEC-eve. Akuzat publike midis deputetit socialist Erion Brace dhe deputetes demokrate Albana Vokshi kane sherbyer si pikenisje e hetimeve per njesine e perbashket hetimore Task-Force. Kjo e fundit ka verifikuar pretendimin e Vokshit sipas se ciles bashkia merr 20 per qind te cdo pallati te ngritur ne Tirane ne kembim te lejes se ndertimit. Grupi hetimor ka sekuestruar praktikat e ndjekura ne bashki te cilat kane rezultuar te pastra.
Puna e hetuesve eshte perqendruar te marrja ne pyetje e aksionereve te firmes Vision Contruction. Dje radha i ka takuar Arjan Tartarit i cilesuar si aksioneri kryesor i kesaj firme qe pretendonte te fitonte te drejten per ngritjen e disa kullave 30 kateshe prane diges se Liqenit Artificial te Tiranes. Tartari eshte pyetur nga ora 1715 deri ne oren 2145 nga dy prokurore dhe nje hetues. Burimet nga organi i prokurorise kane qene te rezervuara ne informacionin e leshuar per kete seance pyetjesh ndersa kane deklaruar se Tartari ka konfirmuar deklarimet e bashkejetueses se tij per aferat me lejet e ndertimit ne Tirane.
Hetuesit e ceshtjes mesohet se e kane paralajmeruar disa here Tartarin per problemet ligjore qe mund te haste pas konfirmimit te ketij ryshfeti. Megjithate ata kane vazhduar ta pyesin per te gjitha procedurat e lejeve te ndertimit dhe HEC-eve duke marre nga ai pergjigje te shkurtra. Tartari eshte pyetur me shume per nxjerrjen e lejeve te ndertimit nga bashkia ndersa shpjegoi edhe menyren e marrjes se aksioneve nga biznesmenet e tjere. Burime nga Task-Forca deklarojne se Tartari u eshte permbajtur kryesisht deklaratave publike te bashkejetueses se tij megjithate nuk ka treguar asnjehere qarte nese ka dhene ose jo ryshfet per lejen e pretenduar.
Ne dalje te prokurorise ai nuk ka pranuar te flase per mediat e pranishme duke u futur menjehere ne automjetin qe e priste ne oborrin e akuzes se kryeqytetit. Ne prani te shoqeruesve ai eshte larguar menjehere me automjetin e tij ndersa ne dore mbante nje dokument.