Shperthen konflikti Meta-Prifti perplasjet perpara kryesise se LSI

Shkarkohet Dritani Prifti nga posti i ministrit te Ekonomise dhe Energjetikes nderkohe qe shperthen ne publik nje konflikt ne kreun e LSI-se i cili kishte nisur prej kohesh. Perplasje qe pritet te behet edhe me e hapur qe nga dita e sotme nderkohe qe burime prane Priftit bejne te ditur se ministri ne detyre i ka kerkuar kreut te LSI-se te shtynte mbledhjen e kryesise.
Karriera e Dritan Priftit si minister i Ekonomise dhe Energjetikes ne qeverine e Kryeministrit Berisha perfundoi dje pas vendimit qe mori kryesia e Levizjes Socialiste per Integrim per ta lene jashte kabinetit. Ishte sekretari i Pergjithshem i LSI-se Luan Rama i cili pas kryesise te kesaj partie komunikoi per publikun zevendesimin e Dritan Priftit me kryetarin e LSI-se Ilir Meta dhe me pas zevendesimin e Metes si minister i Jashtem me perfaqesuesin e kesaj partie Edmond Haxhinasto. Por ne mbledhjen e kryesise mungonte protagonisti kryesor Dritan Prifti per shkak te ceremonise se varrimit te gjyshes se tij. Burime prane Ministrise se Ekonomise bejne te ditur se vete Prifti ka kerkuar shtyrjen e mbledhjes se kryesise per shkak te ketij angazhimi familjar gje e cila nuk eshte pranuar nga drejtuesit e LSI-se. Mesditen e sotme pritet qe vete Prifti te beje nje deklarate ne lidhje me qendrimin e tij per shkarkimin e bere.
Deklaratat
Kreu i LSI-se njekohesisht zevendeskryeministri i vendit Ilir Meta i cili tashme pret te ulet ne zyren e Priftit theksoi se keto ndryshime kane te bejne fillimisht me ate vete. Sipas Metes pas nje viti ne krye te diplomacise ai kishte kuptuar se te qenet minister i Jashtem pengonte veprimtarine e tij si kryetar i LSI-se per shkak te kohes se madhe qe ky pozicion e detyronte te ishte jashte Shqiperise. Arsyeja kryesore eshte pikerisht nje lloj konflikti midis angazhimit tim si kryetar i LSI-se jo thjesht si parti por dhe si force qeverisese brenda vendit dhe angazhimit tim si minister i Jashtem thekoi Meta.
Nderkaq gjate nje interviste te dhene dje per ALSAT. Kreu i LSI-se Ilir Meta nuk mohon bashkepunimin ne te ardhmen me Partine Socialiste dhe me parti te tjera qe i perkasin spektrit te majte. Sipas Metes LSI vijon te mbetet nje parti e majte dhe ne koalicioni me PD-ne ka ardhur si rezultat i nevoje te vendit per te ecur ne rrugen e integrimit. Por ai thekson se LSI do te vijoje te zbatoje marreveshjen katervjecare te lidhur me PD-ne vitin e shkuar.
PrapaskenatKonflikti i Metes me Priftin ka qene i hershem dhe cdokush ne LSI kishte rreth nje jave qe e dinte se Dritan Prifti nuk do te ishte me pjese e qeverise. Kjo sepse mbledhja e kryesise ne te cilen do te merrej vendimi per shkarkimin e Priftit ishte planifikuar te enjten e kaluar dhe nuk ishte realizuar per shkak se ministri Prifti gjendej jashte Shqiperise ne nje takim pune. Nisur nga ky mosrealizim perfaqesuesit e kryesise se LSI-se ishin lajmeruar dhe pergatitur per tu mbledhur diten e djeshme. Kete mbledhje dhe marrjen e vendimit per shkarkimin e Priftit nuk e ka penguar as vdekja e gjyshes se ministrit Prifti dje dhe ceremonia e varrimit e bere po dje. Burime prane Ministrise se Ekonomise bejne te ditur se Prifti i ka kerkuar kryesise se LSI-se shtyrjen e mbledhjes dhe zhvillimin e saj ne nje kohe te dyte per shkak te angazhimit familjar. Por kjo kerkese duket se nuk eshte pranuar per shkak te lajmerimit paraprak qe i ishte bere kesaj mbledhjeje. Po keshtu burime nga Ministria e Ekonomise bejne te ditur se Priftit nuk i eshte ofruar asnje pozicion tjeter ne qeveri dhe nuk i eshte lene asnje alternative per te vendosur. Per te gjitha keto sqarime ai do te zhvilloje nje konference me mediat kete mesdite.