E Diel, 1 Nëntor 2026

Korrupsioni ne drejtesi arrestohet nje kancelare dhe 3 shtetas te tjere

KRUJ- Prokuroria Gjyqesore e Tiranes ka vene ne pranga Kancelaren e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Kruje si dhe tre persona te tjere. Ne zbatim te vendimit per caktimin e mases se sigurimit arrest ne burg u arrestuan shtetasit Flutura Meco me detyre Kancelare ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Kruje Almir Meco avokat si dhe Adriana Xeba dhe Edmond Kalaja. Kancelarja sebashku me bashkeshortin e saj avokat ne bashkepunim me shtetasen Adriana Xeba kane marre para nga persona te denuar per pranimin e kerkesave te tyre ne gjykate. Keto para jane marre me qellim qe te influenconin ne dhenien e vendimit nga gjyqtaret. Sipas njoftimit te zyres se Prokurorise se pergjithshme rasti me i dokumentuar eshte ai me shtetasin Edison Harizaj te cilit Almir Meco i ka marre 9.5 milione leke te vjetra. Nje pjese e ketyre parave i eshte dhene nga shtetasja Adriana Xeba ndersa pjesa tjeter nga te aferm te Edison Harizajt.



Gjithnje sipas njoftimit te prokurorise shhtetasja Adriana Xeba duke qene punonjese ne I.E.V.P ka patur kontakte me shume persona te denuar te cilet jane te interesuar per pranimin e kerkesave te bera prej tyre. Nga te aferm te shtetasit Edison Harizaj eshte marre shuma prej 11 milion lekesh te vjetra. Shtetasja Adriana ka shfrytezuar njohjen qe kishte me shtetasen Flutura Meco me detyre kancelare ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Kruje. Kjo e fundit per ta kamufluar kete aktivitet ka lidhur Adrianen me te shoqin shtetasin Almir Meco i cili eshte avokat i licensuar.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›