E Diel, 1 Nëntor 2026

“Grupi i intelektualëve”, nëntë të arrestuar në Zubin Potok për krime lufte

PRISHTINË, 27 shtator/ATSH/ Nëntë persona janë arrestuar sot në Zubin Potok, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “krime lufte kundër popullsisë civile”.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se arrestimet janë kryer në kuadër të operacionit të koduar “Dosja 23”.

Operacioni është zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, me mbështetjen e njësive të tjera të specializuara policore dhe me urdhër të Prokurorisë Speciale.

Sipas komunikatës së përbashkët, operacioni ndërlidhet me rastin e njohur si “Grupi i intelektualëve”.

“Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar 9 persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Krime lufte kundër popullsisë civile’”, thuhet në komunikatë.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar se për detaje të tjera lidhur me operacionin dhe veprimet e ndërmarra, publiku do të informohet në momentin kur informacioni mund të bëhet publik./KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›