E Diel, 1 Nëntor 2026

Grupi kuvendor i PS-se vote pro heqjes se imunitetit per tre deputetet

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të votojë pro heqjes së imunitetit të tre deputetëve socialistë. Një vendim i tillë u bë publik nga vetë kreu i PS-së, Edi Rama, i cili në fjalën e mbajtur në mbledhjen e rradhës së grupit kuvendor socialist, shprehu mbështetjen e plotë për hetimin e ndërmarrë nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme për ngajrjet e 21 janarit të vitit që shkoi. Madje, duke listuar një sërë vlerësimesh për punën dhe qëndrimin e kryeprokurores, lidhur me hetimet për 21 janarin, kryetari Rama nuk kurseu akuzat për kreun e mazhorancës, i cili sipas tij, ka ushtruar dhe vijon të ushtrojë presion mbi këtë institucion, me qëllim fshehjen e faketeve të para nga të gjithë mbi vrasjet në 21 janar.
“Të enjten do të votojmë në mbështetje të Prokurorisë për 3 deputetët tanë, Tom Doshi, Taulant Balla dhe Besnik Bare. I falenderoj deputetët për qendrimin e tyre, vënia e tyre ne dispozicion të Prokurorisë në mbështetje të hetimit të 21 janarit, e nderon PS-në. E mbeshtesim pa asnjë lëkundje dhe kusht hetimin dhe prokuroren, e cila gjendet përballë një presioni barbar të pushtetit”, vuri në dukje Rama, gjatë fjalës.
Njëkohësisht në një përballje mes respektimit të shtetit ligjor dhe korrupsionit, kryetari i PS-së shkoi deri atje sa paralajmëroi një dështim të rradhës në rrugën e integrimit të vendit drejt BE-së. Konkretisht, në këndëvshtrimin e Ramës, nisur nga zhvillimet e deritanishme, Shqipëria pritet të dështojë për të tretën rradhë në marrjen e statusit për vendin kandidat.
Ndërkohë duke iu referuar vizitës së tij në Preshevë, kreu i PS-së se grupi kuvendor socialist PS-ja do të çojë shumë shpejt në Kuvend një nismë për financimin e 2 shkollave shqipe dhe një materniteti në Luginën e Preshevës.
Gjithashtu, kryetari Rama informoi se një grup pune i kryesur nga deputeti socialist, Ditmir Bushati do të nisë punën për hartimin e një paketë strategjie për problematikën në rajon.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›