E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligjet me 3/5 rivendoset bashkepunimi mes PD-PS

Riaktivizohet marrëveshja mes socialistëve dhe demokratëve. Konferenca e Kryetarëve të grupeve parlamentare miratoi me konsensus kalendarin tre javor të punimeve të Kuvendit. Socialistët ranë dakort që të përfshiheshin në kalendar dhe ligjet me tre të pestat, përkundrejt qëndrimit që mbajtën në fillim të sesionit kuvendor.
Sipas marrëveshjes së 14 nëntorit, Kodi Civil dhe Kodi Penal, tashmë në kalendarin e punimeve, duhet të miratohen në Kuvend deri në fund të muajit shkurt.
Ligji i fundit që mbetet për shqyrtim është ai për ngritjen e Gjykatës Administrative. Për këtë ligj, sipas marrëveshjes, shqyrtimi duhet të nisë në muajin mars.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›