Komisioni i ekonomisë miraton ligjin për privatizimin e truallit

Mazhoranca dhe opozita kanë debatuar ashpër në komsionin e ekonomisë dhe financave sa i përket ligjit për privatizimin e truallit shtetëror në përdorim dhe taksës mbi të drejtën e përdorimit të tij. Opozita ka akuzuar mazhorancën se gjatë viteve të fundit janë bërë privatizime korruptive të pronës publike, çka ka sjellë edhe reagimin e menjëhershëm të kreut të komisisonit Edmond Spaho.
Përfaqësuesi i ministrisë së financave që raportoi para komisionit tha se deri tani numërohen 13 mijë e 700 objekte të privatizuara dhe rreth 28 mijë hektar tokë. Sipas tij është zvarritrur në kohë priocesi i pagesës së privatimit.
Komisioni i Ekonomisë miratoi kështu vetëm më votat e mazhorancës propozimin e sjellë nga ministria e financave e cila kërkon që të ndërhyhet në ligj duke parashikuar që nëse kërkohet të paguhet menjëherë vlera e truallit që kërkohet për privatizim, kjo të realizohet brenda 30 ditëve, duke përfituar ulje në masën 20 përqind të vlerës.