Grupi muziokor amerikan nen hetim ne Rusi dfhe Ukraine
Një grup muzikor amerikan ka ndezur zemërimin e Rusisë dhe Ukrainës që kanë nisur paralelisht hetimet për përbaltjen e flamurit kombëtar.
Javën e kaluar në Odesa, basisti i grupit ka marrë flamurin rus dhe e ka vendosur brenda pantallonave duke bërtitur mos i thoni Putin. Tashmë ai rrezikon deri në një vit burg.
Moska zyrtare ka vendosur të reagojë pasi video është hedhur në internet. Edhe autoritetet amerikane e kanë dënuar këtë gjest. Një ditë më parë i njëjti muzikant kishte urinuar në Kiev mbi flamurin ukrainas. Për këtë arsye grupi është në hetim për vandalizëm dhe fyrje të simboleve shtetërore.
Një deputet rus ka propozuar që anëtarëve të grupit muzikor tu mndalohet hyrja në territorin rus. Në të njëjtën kohë albumet e grupit nuk do të shiten dhe nuk do të lejohet që muzika e tyre të dëgjohet nëpërmjet internetit.
Grupi muzikor ka anuluar koncertet e tjera në Rusi dhe është sulmuar me vezë dhe domate në aeroport.