Belgjike bie numri i kerkesave per azil
Ambasada belge me ane te nje letre drejtuar ministrit te Brendshem Bujar Nishani falenderon autoritetet shqiptare per masat e marra per parandalimin e dukurise
Kerkesat per azil nga shqiptaret ne Belgjike kane pesuar renie. Kete e ka konfirmuar vete ambasada e Mbreterise se Belgjikes ne Shqiperi e cila i eshte drejtuar me nje leter ministrit te Brendshem Bujar Nishani. Ambasada falenderon ministrin dhe autoritetet shqiptare per reagimin qe kane pasur menjehere pas konstatimit se ka pasur rritje te azilkerkuesve ne Belgjike. Falenderoj ne vecanti autoritetet shqiptare per kunderveprimin ne nje situate krize me azilkerkuesit. Situata te tilla ndodhin dhe mund te ndodhin kudo por e rendesishme eshte identifikimi i burimeve dhe veprimi konkret - thuhet nder te tjera ne letren e ambasades belge. Ne letren e nenshkruar nga keshilltari i ambasades belge per ceshtjet e brendshme Nys Andre thuhet se pas vizitave te zhvilluara ne qershor dhe tetor te perfaqesuesve te larte te Drejtorise se Pergjithshme per te Huajt te Mbreterise se Belgjikes dhe reagimit te autoriteteve shqiptare efikasiteti ka prevaluar dhe se konstatohet qarte nje renie e paster. Gjithsesi autoritetet belge kane kerkuar nga pala shqiptare qe te vazhdojne pa reshtur perpjekjet per te parandaluar dhe goditur dukurine e azilkerkuesve nga Shqiperia dhe cdo abuzimi tjeter me liberalizimin e vizave. Letra eshte shoqeruar edhe me nje grafik ku tregohet qarte se ditet e fundit ka pasur nje renie te ndjeshme te kerkesave per azil.
Dukuria
Vetem pak jave me pare Belgjika riatdhesoi 12 shtetas te cilet nga verifikimet e kryera rezultuan se kane aplikuar per azil me dokumente te falsifikuara. Nderkohe vazhdojne hetimet per dergimin per ndjekje penale edhe te personave qe i kane pajisur me keto dokumente emigrantet. Sipas policise ne shtetin belg rezultojne qe vetem gjate ketij viti te kene aplikuar per azil rreth 161 persona 76 prej te cileve kane aplikuar vetem ne dhjetediteshin e pare te muajit tetor. Ndersa nje pjese e konsiderueshme kane aplikuar per Azil ne Suedi nje tjeter vend qe ka ngritur shqetesimin per kete dukuri.
Kerkesa
Kerkesat per azil kane qene te shoqeruara me vertetime te firmosura nga drejtuesit vendore ku thuhej se ishin ne konflikte apo kishin probleme me dukurine e gjakmarrjes. Por nga hetimet e kryera nga nje grup pune i ngritur per kete qellim nga Policia e Shtetit rezultoi se keto vertetime jane leshuar pa u mbeshtetur ne ndonje baze ligjore ne shumicen e rasteve te falsifikuara pasi personat per te cilet ishin leshuar keto vertetime nuk figuronin te ishin ne hasmeri apo gjakmarrje. Policia beri te ditur se bashkepunimi me organet policore belge ka konstatuar faktin se praktikat e dorezuara nga shtetasit shqiptare per te perfituar azil ishin vertetime te leshuara nga komunat ose Bashkia Koplik dhe vertetime nga shoqata Misionaret e Paqes dhe Pajtimit te Gjaqeve te Shqiperise me qender ne Shkoder.
Hetimi
Ne lidhje me keto raste policia dergoi per ndjekje penale dy krere te njesive vendore te qarkut te Shkodres kryetarin e Bashkise se Koplikut Ramadan Lika dhe kryekomunarin e Postribes Faz Shabaj. Ata akuzohen se duke shfrytezuar postet e tyre drejtuese kane leshuar vertetime te falsifikuara per persona qe jane ne hasmeri. Shtetasit te cilet perdornin keto dokumente te falsifikuara duke perfituar nga levizja e lire pasi kane shkuar ne vendet e zones Shengen kryesisht ne Belgjike dhe Suedi kane aplikuar per azil prane organeve kompetente ne keto vende.
Azilkerkuesit
Ne dy muajt e fundit kane kerkuar azil ne Belgjike 161 shtetas shqiptare. Sipas drejtorit belg te Emigracionit pjesa me e madhe e tyre jane nga Shkodra pikerisht 60 per qind e rasteve. Gjate vizites ne muajin tetor ai kerkoi nderprerjen e kesaj dukurie ne vendin tone duke bllokuar leshimin e vertetimeve per persona qe duan te perfitojne azil pas petkut te dukurise se gjakmarrjes.