E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti italian T039u jepet shtetesia bijve te emigranteve te lindur ne Itali

Sondazhet me shume se gjysma e italianeve jane pro Presidentit

Ceshtja e shtetesise per te gjithe emigrantet qe ndodhen ne Itali eshte kthyer ne nje diskutim te gjere. Jane te shumta fikurat politike dhe sociale qe jane pro shtetesise se emigranteve por ka dhe nga ata si partia Lega Pro qe po bejne te pamunduren qe femijet e emigranteve te mos fitojne shtetesine italiane. Ne kete grup jane te perfshire dhe emigrantet shqiptare qe kane lindur femije ne shtetin fqinj. Ka qene vete Presidenti i Italise qe ka kerkuar te rishikohet dhe njehere ligji per shtetesine te huajve pasi ka nje sere pikash ku mund te ndryshohet dhe tju lejohet femijeve te fitojne shtetesine. Po keshtu eshte shprehur dhe ministri per Kooperimin Nderkombetar dhe Integrimin Andrea Ricardi i cili e ka mbeshtetur fort idene e hedhur nga Presidenti Napolitano.

Ceshtja e shtetesise

Uroj qe ne Parlament te mund te shqyrtohet edhe ceshtja e shtetesise se femijeve te lindur ne Itali nga imigrantet e huaj. Tua mohosh shtetesine eshte cmenduri e vertete absurditet. Femijet e deshirojne kete gje - tha Presidenti i Italise. Napolitano ka theksuar nje mendim tashme te shprehuredhe javen e shkuar nje thirrje per te rikthyer ne rendin e dites gjate muajve te ardhshem edhe reformen e shtetesise qe eshte nje nga problemet me te diskutuara kohet e fundit. Nuk besoj qe deti i trazuar eshte kthyer papritur ne nje det te qete vaj do te kemi akoma dallge. Por jane te gjitha kushtet per nje perballje mes forcave politike ne kuadrin e situates se re qeveritare. Do te kemi kushtet e nevojshme per nje objektivitet me te madh mes forcave politike - permendi Napolitano. Idene e hedhur nga Presidenti i Italise e kane mbeshtetur dhe ministrat e rinj te qeverise italiane midis tyre dhe Andrea Ricardi. Presidenti Xhorxho Napolitano ka te drejte ekziston mundesia te marrim ne dore politikat mbi imigracionin. Pra edhe te rishikojme ligjin mbi kombesine integrimi eshte teme qendrore e kesaj epoke. Do ta bejme ligjin sepse eshte ne interes te Italise te femijeve te emigranteve dhe te familjeve te tyre - tha ministri Ricardi. Kjo eshte hera e pare qe kreret me te larte te politikes italiane dalin ne favor te ndryshimit te shtetesise ndoshta dhe per shkak te ligjit nderkombetar qe thekson njohjen e menjehershme te te gjithe femijeve qe lindin ne shtetet e Bashkimit Evropian. Sot kemi nje popull femijesh e te rinjsh qe jane bijte e emigranteve. Te lindurit ne Itali ligjerisht te huaj kapercejne gjysme milioni ndersa te miturit e huaj jane thuajse nje milion. Flasin gjuhen tone perjetojne te njejten histori tonen jane te lidhur me boten tone pa te Italia do te ishte me plake dhe me mundesi me te pakta zhvillimi - tha ministri Andrea Ricardi. Gjithashtu ai permendi se do te rishikohet ligji i shtetesise Dhe mund ta bejme pikerisht sepse kemi besim ne identitetin tone qe eshte i forte por edhe fleksibel i afte per integrim.

Sondazhet

Pervecse eshte bere debat i gjere ne vendin fqinj kane filluar dhe te bejne sondazhe se kush eshte pro ndryshimit te ligjit dhe kush eshte kunder. Sondazhi i hapur nga Corriere.it ka te beje me faktin se nese duhet tu jepet shtetesia femijeve te lindur ne Itali nga prinder emigrante. Mese gjysma e lexuesve qe kane votuar shprehen ne favor te dhenies se shtetesise te bijve te te huajve. Pikerisht dje gjithnje ne faqet lsquoonline te kesaj gazete propozohej nje sondazh i ngjashem Eumlshte cmenduri qe femijet e lindur ne Itali nuk jane italiane je dakord me Presidentin e Republikes Jane pergjigjur rreth 12 mije lexues dhe dicka me shume se gjysma 514 deri ne kete cast e mendojne si Presidenti.

Economist emigrantet po ndryshojne ekonomine boterore

Magjia e Diasporave - Puna e emigranteve eshte nje shkendije e rralle ne ekonomine boterore. Vendet e pasura duhet ti mirepresin ata ky eshte artikulli i fundit i revistes The Economist i cili keshillon te gjitha shtetet qe te marrin ne konsiderate ndikimin qe mund te kene emigrantet ne ekonomine boterore. Shtetet duhet te marrin ne konsiderate mundesine e jashtezakonshme ekonomike qe perfaqesojne diasporat. Reduktimi i kostove te udhetimeve dhe lehtesia me te cilen permes teknologjive te reja mund te jesh gjithnje ne kontakt me vendlindjen jo vetem qe kane nxitur nisjet por kane sjelle perforcimin e rrjetit te komunikimit mes komuniteteve te emigranteve duke u dhene keshtu nje shtyse te jashtezakonshme krijimit te nje pasurie te re ne vendet perendimore.

Cfare permban artikulli

Ne brendesi te artikullit behet nje analize e gjere per emigrantet duke theksuar qe ata jane faktor i rendesishem ne ekonomine e secilit vend. Kinezet qe jetojne jashte Kinesthekson Economist jane me shume se francezet qe jetojne ne France. Indianet e shperndare ne 5 kontinentet jane rreth 22 milione. Perllogaritet qe ne mbare boten ka 215 milione emigrante te brezit te pare rreth 3 e popullsise. Edhe pse ajo e emigrimeve eshte dukuri ne rritje ky nuk eshte casti me i mire per te jetuar jashte atdheut. Britania e Madhe po shtrengon rregullat e kontrollit te pasaportave ne kufi ne Shtetet e Bashkuara Obama nuk arriti te paraqiste nje reforme te emigracionit sic kishte premtuar ndersa kandidatet republikane ne primaret per presidentin sugjerojne te elektrifikojne kufirin me Meksiken. Ne Itali me Legen e Veriut ne qeveri deri pak dite me pare e dime mire se si ka shkuar. Urrejtja ndaj te huajve shpjegon Economist bazohet zakonisht mbi dy nocione te papajtueshme me njera-tjetren i pari eshte i lidhur me kerkesen nga ana e tyre per mbeshtetje shteterore barre per arkat e shtetiti dyti ka te beje me faktin qe te huajt jane te gatshem te punojne edhe per me pak para duke ulur keshtu rrogat e shtresave me te varfra. Por nga ana tjeter mund te themi me bindje qe nocioni i pare nuk eshte i vertete ne Britanine e Madhe per shembull emigrantet kane nevoje per me pak perfitime se vete anglezet ndersa i dyti eshte veshtire te percaktohet me saktesi. Nje tregtar kinez ne Indonezi per shembull thuhet ne te perjavshmen angleze nese sheh qe tregu ka nevoje per cadra me cmim te ulet lajmeron kusheririn e tij ne Shenzen qe njeh dike qe drejton nje fabrike cadrash. Lidhjet familjare favorizojne besimin dhe pershpejtojne kohen per permbylljen e marreveshjeve. Ndersa besimi eshte faktor themeltar ne tregjet e reja ku shteti i te drejtes eshte ende i dobet. Jo rastesisht sot pjesa me e madhe e investimeve te jashtme kineze kalon permes rrjetit te lidhjeve te ngritura nga emigrantet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›