Grupimi i majtë merr përsipër sulmin me bombë në Selanik
Njësitë e "Komplotit të Zjarrit" shpreheshin në një deklaratë se ishin ato që qëndronin pas shpërthimit në një ministri në Selanik të mërkurën. Shpërthimi shkaktoi dëme të vogla, por jo të plagosur.
Në të njëjtën kohë në Athinë një bombë e vendosur në një automjet shpërtheu pranë bursës së Athinës, duke dëmtuar ndërtesën e duke plagosur një grua. Asnjë grup nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë e këtij sulmi.
"Të mërkurën herët, ne vendosëm dy bomba me sahat, të përbëra nga tetë kilogramë material eksploziv pas Ministrisë së Maqedoni-Trakës - shkuante grupi. E njoftuam policinë lidhur me shpërthimin për të parandaluar plagosjet.”
Greqia është tronditur nga një valë dhune që pas vrasjes nga policia të një adoleshenti në dhjetor, ngjarje që shkaktoi protestat më të dhunshme në vend që prej disa dekadash, të ushqyera nga zemërimi për papunësinë e të rinjve dhe nga politika ekonomike e qeverisë gjatë krizës botërore.
Grupet e majta guerrilje kanë marrë përsipër një sërë sulmesh ndaj bizneseve, makinave dhe policisë gjatë këtij viti. "Thyerja e dyerve, prishja e dritareve, tymi dhe shpërthimet nëpër ndërtesa janë një mënyrë e jona për të shprehur ... kundërshtimin tonë, dëshirat tona,”- thuhet në deklaratë ku paralajmëroheshin sulme të tjera. "Do të kthehemi sërish".