Kolumbi, shpërthen granata, një i vdekur
Ngjarja ndodhi pak orë pas përfundimit të ndeshjes midis Kolumbisë dhe Ekuadorit, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror, zona e Amerikës së Jugut.
Një granatë shpërtheu në mes të një grupi tifozësh, të cilët ishin duke festuar fitoren e ekipit vendas në parkun e San Antonios, në qendër të qytetit. Policia ka përjashtuar hipotezën e një atentatit. Viktima quhet Harold Xhimi Moreno.
Koloneli Luis Eduardo Martinez, komandant i policisë metropolitane të Medelin, ka deklaruar për “El Tiempo”: “Nuk bëhet fjalë për një atentat terrorist, por ishte një shpërthim granate nga disa persona që po festonin në rrugët e qytetit." Por disa dëshmitarë deklaruan për të njëjtën gazetë se dikush hodhi granatën drejt njerëzve që po festonin dhe në atë moment shpërtheu paniku, të gjithë përpiqeshin t’ia mbathnin.
Parku i San Antonios është i njohur për frekuantimin nga banda të ndryshme: në vitin 1995, si pasojë e një atentati terrorist mbetën të vrarë 23 persona.