Braun: Do të kompensojmë viktimat e IRA-s
Libia furnizonte rregullisht me armë dhe lëndë shpërthyese grupin irlandez të IRA-s, ndërkohë që kryeministri Braun pati deklaruar për një maturi në akuzat ndaj Tripolit zyrtar, pasi një gjë e tillë mund të dëmtonte marrëveshjet tregtare. Më shumë se njëqind viktima të IRA-s në vitet 80 dhe 90 kanë kërkuar kompensim financiar nga Libia.
Gordon Braun premtoi se do të ofronte staf të dedikuar për të ndihmuar ata që kërkojnë kompensim nga qeveria libiane. Ndërkohë, djali i presidentit të Libisë deklaron se vendi i tij nuk ka ndërmend të kompensojë viktimat e IRA-s.