E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Grusht shteti në Nigeri, ushtria kap Presidentin e vendit

Ushtarët në shtetin e Afrikës Perëndimore, Nigeri kanë njoftuar një grusht shteti në televizionin kombëtar. Ata thanë se kishin shpërbërë kushtetutën, pezulluar të gjitha institucionet dhe mbyllur kufijtë e vendit.

“Ne, forcat e mbrojtjes dhe të sigurisë kemi vendosur t’i japim fund regjimit që ju e dini. Kjo vjen pas përkeqësimit të vazhdueshëm të situatës së sigurisë dhe qeverisjes së dobët ekonomike dhe sociale. Të gjithë partnerëve të jashtëm u kërkohet të mos ndërhyjnë. Kufijtë tokësorë dhe ajrorë janë të mbyllur derisa situata të stabilizohet”, tha në njoftimin televiziv, kolonel Maj Amadou Abdramane, së bashku me nëntë ushtarë të tjerë.

Ai shtoi se një shtetrrethim do të hyjë në fuqi nga ora 22:00 deri në 05:00 me kohën lokale.

Presidenti i Nigerisë, Mohamed Bazoum po mbahet nga trupat e gardës presidenciale që nga orët e para të së mërkurës.

Pas njoftimit televiziv të ushtarëve, Blinken bëri thirrje për lirimin e Presidentit Bazoum.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha gjithashtu se ai kishte folur me presidentin dhe ofroi mbështetjen e plotë të OKB-së.

Bazoum është një aleat kryesor perëndimor në luftën kundër militantëve islamikë në Afrikën Perëndimore./ BBC

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›