Australi/ Balenat bllokohen në bregdet, qindra shpëtimtarë po punojnë për t’i rikthyer në det

Të paktën 51 balena pilote ngordhën pasi u bllokuan në një pjesë të bergdetit të Australisë Perëndimore.
Në një deklaratë në Facebook, Shërbimi i Parqeve dhe Kafshëve të Egra të Australisë Perëndimore njoftoi se autoritet, por edhe vullnetarë të shumtë po marrin pjesë në një operacion për të ndihmuar në drejtimin e 45 balenave të mbijetuara në ujëra më të thella.
Në videot e postura në rrejte sociale shihen dhjetëra balena që përpëlisin bishtin në ujërat e cekëta, ndërsa dhjetëra të tjera kishin dalë në breg të detit.
Ngordhjet masive të balenave pilot nuk janë të rralla në Australi dhe Zelandën e Re. Tetorin e kaluar, rreth 500 të tilla u mbytën në Zelandën e Re.
Bec Ëellard, një shkencëtare e gjitarëve detarë në Projektin Orca, tha se arsyet e bllokimit të balenave ende nuk dihen. “Ne ende nuk e dimë plotësisht pse ata bllokohen nëse do e dinim do mund të bënim më shumë për ta parandaluar ngordhjen e tyre“ i tha ajo AFP.
“Por balenat pilot, bllokohen shpesh në masë pasi një individ mund të jetë i sëmurë ose në telashe dhe pjesa tjetër e anëtarëve e ndjekin atë gjë që mund t’i çojë ata në bllokim.” Ëellard tha se, për shkak të “lidhjeve të forta familjare” të balenave pilot, ishte e rëndësishme të ata të riktheheshin në det së bashku.
Gazetar Artur Mata
/RTSH/