E Enjte, 5 Nëntor 2026

Grushtat e Florenc Hoxhës, Veliaj: Në 25 Prill çdo rrugaç i SHQUP të marrë atë që meriton

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka kërkuar që Tirana të vulosë me votë këtë 25 Prill fundin e modelit të dhunës që sipas tij, simbolizon Partinë Demokratike.

“Do bëjmë çmos që në 25 Prill, çdo rrugaç i SHQUP-it të marrë atë që meriton, humbjen më të thellë me votë në një kryeqytet që nuk e mbështet dhunën, gjumin e rrugaçërinë,” shkruan Veliaj në një postim në Twitter.

Këtë postim Veliaj e shoqëroi me lajmin ku raportohej se ish-kreu i Policisë bashkiake të Tiranës dhunoi një simpatizant të PS-së. Gazeta Shqip raportoi një ditë më parë se Florenc Hoxha, një emër i njohur brenda PD-së, kishte dhunuar një person që njihej si mbështetës i Partisë Socialiste. 

I dhunuari është shtetasi, Altin Mata. Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme tek ish-Tregu Elektrik në Tiranë dhe sipas burimeve të “SHQIP” ngjarja ka ndodhur për arsye elektorale. Hoxha u shoqërua për herë të tretë në Polici me të njëjtën akuzë, si në dy rastet e 5 dhe 6 viteve më parë: atë të dhunës ndaj një qytetari.

Një ditë më pas vetë Hoxha ka pohuar se personi e kërkoi dhe e meritoi dhunën. “Jeta dhe praktika më ka mësuar që ti jap gjithkujt atë që kërkon dhe meriton,” shkruan vetë në profilin e tij në Facebook vetëm një ditë pas ngjarjes, Florenc Hoxha.

Grushtat e Florenc Hoxhës/ Veliaj: Në 25 Prill çdo

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›