E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kapllani: Jeta studentore nuk favorizohet në asnjë formë

Në një deklaratë për mediat, Hansi Kapllani Koordinator i Denoncimit Qytetar është shprehur se jeta studentore nuk favorizohet në asnjë formë. Sipas tij kartat studentore nuk ofrojnë asnjë shërbim për studentët të cilët e jetojnë jetën si çdo qytetar tjetër pa asnjë mbështetje. Gjithashtu Kapllani është shprehur se Partia Demokratike ka një program shumë të qartë që qeveria të subvencionojë të gjitha shpenzimet e studentëve.

Kapllani e ka mbyllur deklaratën e vet duke thënë se e drejta për tu arsimuar nuk mund të kufizohet nga pamundësia për tu arsimuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›