E Diel, 1 Nëntor 2026

Guantanamo terroristi kanadez pranon fajin

Omar Khadr nje i burgosur ne burgun famekeq te Guantanamos eshte veteshpallur fajtor per akuzat e ngritura ndaj tij per terrorizem.

Khadr ka pranuar pese akuzat perfshire ketu ate per vrasje ne kuader te nje marreveshjeje me autoritetet ushtarake amerikane.

24 vjecari i lindur ne Kanada i cili mund te perballej me burgim te perjetshem nese denohej ishte arrestuar ne Afganistan ne vitin 2002 ne moshen 15 vjecare.

Autoritetet do te mbajne tani nje seance te posacme per denimin perpara nje jurie te perbere nga oficere ushtarake.

Avokatet e Khadr kane insistuar ne te kaluaren se ishte familja e tij qe e kishte detyruar ate te hynte ne lufte qe kur ishte femije.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›