E Diel, 1 Nëntor 2026

Kategoria Superiore Skenderbeu ne drite te diellit turperon Kastriotin

Djemte e Muces shkaterruan ekipin krutan 5-1. Ne dy takimet e tjera spikat fitorja e Dinamos dhe e Flamurtarit

Ne Korce skuadra e Skenderbeut beri gjithcka vete. Ne mungese te projektoreve takimi i djeshem ishte planifikuar te luhej me drita ne oren 1700 por ne fakt nisi qe ne 1300 djemte e Muces ndriten Korcen pasi mbyllen ndeshjen me goleade. Bardhekuqte shenuan plot 5 gola nga te cilet tre mbajne firmen e Berkicit qe nuk e kishte shijuar akoma golin me fanellen e Skenderbeut. Duhet thene se ne dy gola te parin realizuar nga Jolic dhe ne te tretin realizuar me penallti nga Berkic ka pasur gabime te gjyqtareve. Heren e pare topi i krosuar drejt Jolicit e kishte kaluar me pare vijen anesore gje qe nuk eshte sinjalizuar nga anesori ndersa ne rastin e trete Soza e ka mashtruar gjyqtarin duke simuluar. Anesori Gerard Qirici pa asnje motiv ka sinjalizuar per 11-metersh ne nje kohe qe ndaj Sozes realisht nuk ka pasur asnje nderhyrje te gabuar por argjentinasi duhej ndeshkuar me te verdhe per simulin. Sidoqofte topi eshte ekzekutuar nga pika e penalltise nga Berkic duke realizuar dhe mbyllur historine e kesaj ndeshjeje. Ne total Skenderbeu e ka dominuar ndeshjen cka duket edhe ne shenimin e 5 golave ne porten e Halilit te Kastriotit ndersa miqte nga Kruja jane munduar te bejne dicka ne kete transferte por mezi kane arritur te shenojne ne minuten e dyte shtese golin e nderit me ane te Alikajt.

Ahmataj shpeton Flamurtarin

Ne Vlore skuadra e vendit te trete Flamurtari priti kurbinasit e Lacit me te cilet kishte vuajtur jo pak edicionin e shkuar. Skuadra e Gugash Maganit vinte ne kete sfide pas humbjes 3-1 ne Peqin pesuar nje jave me pare cka e bente te domosdoshme autokritiken e kuqezinjve para tifozeve te vet. Njeriu qe ka shpetuar nderin e kuqezinjve te Vlores ka qene Julian Ahmataj qe permes nje goditjeje denimi ka realizuar ne porten e kurbinasve pikerisht ne minuten e 20-te te pjeses se pare. Me pas pavaresisht perpjekjeve te te dyja paleve nuk pati gola te tjere si per merite te mbrojtjeve respektive por edhe te pamundesise se reparteve sulmuese te Flamurtarit dhe Lacit. Pavaresisht se ka realizuar vetem nje gol skuadra e drejtuar nga Gugash Magani arriti te marre 3 piket e cmuara per te ruajtur ritmin e skuadrave rivale si te Skenderbeut duke ruajtur vendit e trete ne klasifikim pas javes se 8-te. Nga ana e tyre kurbinasit pesuan humbjen e dyte radhazi ne dy transferta duke e pritur ndeshjen e radhes me Skenderbeun ne Lac si nje sfide per jete a vdekje.

Dinamo me shume mund thyen Bylisin

Fraksioni i pare i ketij takimi qe u zhvillua ne Qemal Stafa u mbyll me fitoren e vendesve me rezultatin 2-0 me golat e shenuar nga Malakarne ne minuten e 6-te dhe Vila ne minuten e 18-te. Nderkohe qe dyzetepeseminuteshi i dyte i lojes nisi ndryshe ku ballshiotet u treguan me kerkues dhe ushtruan presion ne prapavijen e kampioneve blu ne fuqi derisa gjeten edhe golin e pare me ane te kapitenit Dimo i cili praktikisht e hapi ndeshjen per faktin se ne dispozicion te te dyja skuadrave ishin plot 35 minuta te tjera te mjaftueshme per ti ndryshuar gjerat. Por ne fakt sa i takon rezultatit nuk ndryshoi asgje. Keshtu Dinamo ruajti avantazhin 2-1 deri ne fund duke ruajtur keshtu edhe kreun e klasifikimit.

Kryendeshja e javes

Besa dhe Tirana ne kerkim te tri pikeve

Ndeshja permbyllese e javes se 8-te te Superliges do te luhet sot ne Kavaje. Besa nenkampionia e vendit ne fuqi fituesja e Kupes se Shqiperise dhe e Superkupes se vendit do te prese Tiranen e titujve te shumte plot 24 te tille tashme e drejtuar nga Nevil Dede. Si rrallehere ne edicionet e fundit skuadra kavajase mban fundin e klasifikimit me pike te barabarta me Bylisin e Ballshit. Kavajasit nuk e kane shijuar ende fitoren ne kete kampionat por kane marre vetem 4 barazime cka eshte shoqeruar edhe me largimin e trajnerit Shpetim Duro dhe ardhjen ne stolin verdhezi te Perparim Daiut. Nje jave me pare Besa ishte fare prane fitores se pare ne Elbasan por goli i minutave shtese realizuar nga Sadiku u hoqi nga duart 3 pike te arta kavajasve te cilet do te bejne cmos ti rikuperojne kesaj here edhe pse do ta kene te veshtire pasi perballe do te kene Tiranen e emrit te madh e perbere nga lojtare te spikatur te kampionatit shqiptar. Deklarimi para ndeshjes i Nevil Dedes se ne Kavaje dua te shijoj fitoren e pare si trajner i bardhebluve zbulon qarte edhe synimet e kryeqytetasve ne kete transferte cka e ben kete ndeshje mjaft interesante dhe me pritshmeri te medha futbollistike.

Rezultatet. Java 8-te

Te shtunen

Shkumbini-Vllaznia 1-0

Gerbovic 89

Teuta-Elbasani 2-1

Cota 34 Pepa 38 / Lloga 83

Dje

Skenderbeu-Kastrioti 5-1

Jolic 14 Soza 49 Berkic 55 pen 76 87 / Alikaj 90-2

Flamurtari-Laci 1-0

Ahmataj 20

Dinamo-Bylis 2-1

Malakarne 6 Vila 18 / Dimo 55

Sot

Besa-Tirana

Renditja

Nd. Pike

1. Dinamo 8 19

2. Skenderbeu8 16

3. Flamurtari 8 16

4. Teuta 8 12

5. Shkumbini 8 11

6. Vllaznia 8 11

7. Laci 8 10

8. Tirana 7 9

9. Kastrioti 8 7

10. Elbasani 8 6

11. Besa 7 4

12. Bylis 8 4

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›