Euro 2012 zyrtare te UEFA-s dyshohen per korrupsion

Arketari i Federates Qipriote te Futbollit Spyros Marangos nepermjet faqeve te Sueddeutsche Zeitung beri me dije se pese anetare te UEFA-s jane korruptuar
Teksa FIFA po heton brenda strukturave te saj per akuzat qe jane hedhur kundrejt komisioneve qe do te vendosin vendet organizatore te Boterorit te 2018 e te 2022 tashme edhe UEFA duket se po ben te njejten gje pasi disa prej pjesetareve te organizmit me te larte futbollistik te kontinentit te vjeter jane akuzuar per korrupsion. Ujerat e qeta te Ninonit ku ndodhet qendra e UEFA-s mendoi ti turbullonte arketari i Federates Qipriote te Futbollit Spyros Marangos. Ky i fundit per te perditshmen gjermane Sueddeutsche Zeitung hodhi hije te forta dyshimi mbi komisionin qe zgjodhi Ukrainen dhe Polonine me 18 prill 2007 si vende organizatore te Evropianit te 2012-es. Ne ate kohe keto dy vende moren tete vota ndersa kater te tilla shkuan per Italine dhe asnje vote nuk arriti te marre kandidatura qe parashikonte si vend organizator Kroacine dhe Hungarine.
Pese te korruptuar me 11 milione euro
Sipas Marangos jane plot pese funksionare te UEFA-s te perfshire ne kete mesele. Me tej qiprioti zbuloi edhe shifrat qe jane levruar per te korruptuar anetaret e insititucionit me te larte futbollistik evropian. Sipas tij jane dashur plot 11 milione euro qe UEFA te zgjidhte si vend organizator Polonine dhe Ukrainen. Per keto akuza arketari i Federates Qipriote te Futbollit eshte i bindur dhe madje mbeshtet ne dokumentacione dhe njerez qe mund te pohojne gjithcka edhe pse tregon se ka plot dy vite qe tenton tia kaloje keto prova numrit nje te UEFA-s Mishel Platinise. Avokati i Marangos Neoclis Neocleous konfirmoi per te perditshmen gjermane se eshte ne gjendje te tregoje me dokumente se nje apo dy persona jane te lsquoperlyer ne keto transaksione. Me tej avokati beri me dije se edhe shume persona te tjere jane gati qe te deshmojne nen betim edhe ne gjyq.
E dinte por me evitoi
Sipas gazetareve te Sueddeutsche Zeitung qe kane pasur mundesi te verifikojne me syte e tyre te gjithe dokumentacionet te cilave u referohen akuzuesit njeri prej funksionareve qe eshte nen akuze qe ka qene ndermjetesi sekseri per blerjen e votave ka qene perlyer edhe me pare ne nje ceshtje korrupsioni ne Evropen Orientale. Pas ketyre akuzave e perditshmja gjermane ngre pyetjen A eshte e mundur qe UEFA te mos dinte asgje Marangos nga ana e tij beri me dije se kohe me pare kishte kerkuar qe te takohej me Peter Limacher-in. Por shefi i Disiplines se UEFA-s pasi i kishte caktuar takimin me 24 gusht ne Gjeneve dite me pare i kishte derguar nje e-mail ku i tregonte se duhej te prisnin takimin pas urdhrit te eproreve.
Nioni konfirmon Jemi gati te bashkepunojme
Pas publikimit te ketyre akuzave UEFA u mbrojt duke thene se nuk eshte ne dijeni te asnje akti kporruptiv. Xhanni Infantino sekretari i Pergjithshem i Federates me qender ne Nioni pohoi se nuk e njeh Marangosin por nese dikush di dicka dyert e UEFA-s do te jene gjithmone te hapura.
Polonia nuk i pranon akuzat
Keto jane akuza te pabaza qe nuk vlen as ti komentosh keshtu i komentoi akuzat ministri i Sporteve te Polonise Adam Giersz. Ky i fundit hodhi poshte cdo aludim te ngritur nga arketari i Federates Qipriote te Futbollit Marangos qe nga a e tij mendon se votat per vendin organizator te Evropianit te 2012-es jane blere.
Edhe Bajerni akuzoi Peter Limacher
Bajerni i Mynihut me 15 shtator i dergoi nje leter UEFA-s pasi denoncoi kreun e Disiplines Sportive dhe nje zyrtar tjeter te ketij organizmi per korrupsion. Sipas letres se klubit bavarez qe mori iniciative nga nje shkrim i revistes Stern thuhej se qe te dy keta persona kane shpifur dhe kane hedhur akuza te pabaza kundrejt klubit. Keshtu Bajerni kerkoi qe Peter Limacher mori vjet vendimin drastik per Riberine duke e perjashtur nga tri ndeshje te Liges se Kampioneve dhe Robin Boksic te hetoheshin per veprimtari te paligjshme. Sipas revistes Stern Boksic eshte burimi qe ne 2008-n tregoi se mafia ruse kishte blere ndeshjen Bajern - Zenit St. Petersburg pas asnje lloj prove. Ne ate kohe gjyqtaret gjermane treguan se nuk kishte premisa qe te fillonte asnje hetim duke qene se nuk kishte asnje prove qe tregonte se Bajerni kishte pranuar ate marreveshje. Pergjigjja e UEFA-s ishte e menjehershme edhe pse jo shume e kenaqshme per bavarezet nepermjet sekretarit te Pergjithshem Infantino Federata nga Nioni beri me dije se ka larguar nga detyra Robin Boksicin dhe i kerkoi ndjese Bajernit per te gjithe akuzat e pabaza qe ka hedhur ky i fundit kundrejt ekipit bavarez.