Guardia: Lazarati, xhirojavjetore e drogës 4.5 miliardë €
TIRANË - Vlora, Shkodra, Gjirokastra, Tirana dhe Durrësi janë zonat ku spikasin parcelat e mbjella me bimën narkotike kanabis sativa. Vetëm në Lazarat janë mbi 319 ha të mbjellë me kanabis dhe nëse del në treg, llogaritet 3.5 miliardë euro.
Pikërisht mbi këto zona janë përqëndruar edhe monitorimet nga ajri, me helikopterë specialë e deri edhe me satelit, të policisë shqiptare dhe asaj italiane. Në veçanti, me teknologjinë e fjalës së fundit, është filmuar deri në detaje, fshati Lazarat i Gjirokastrës, aq problematik dhe rezistues ndaj kultivimimit të kësaj bime.
Pikërisht, për të rrëfyer detajet e dy operacioneve që policia shqiptare sëbashku me "Guardia Di Finanzia"-n kanë nisur në qershor dhe mbyllin në shtator, kanë dalë sot në një konferencë për shtyp, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, z. Hysni Burgaj dhe Drejtori i Repartit të Aviacionit të Guardia Di Finanza, z. Stefano Bastoni.
Ata kanë dëftuar operacionet me helikopter për të asgjesuar parcelat e drogës dhe arrestuar kultivuesit e saj. I pranishëm në konferencë ishte edhe Zv/Ambasadori Italian në Shqipëri, z. Giuseppe Berlendi, i cili mbyll misionin e tij 4-vjeçar në Shqipëri.
Drejtori i Policisë së shtetit shqiptar, Burgaj tha: "Lidhur me operacionet monitoruese të zhvilluara gjatë këtij viti, mund t’ju konfirmoj se nga monitorimi i kryer në të gjithë territorin e vendit, rezulton se situata është pothuajse në ato nivele, që ka qenë vitin e mëparshëm, me një tendencë rritje, kjo edhe për shkak të angazhimit të strukturave të Policisë së Shtetit për zgjedhjet parlamentare.
Nga përpunimi i të dhënave të përfituara nga fotografimet dhe filmimet ajrore është bërë i mundur identifikimi i parcelave të mbjella me bimë narkotike cannabis sativa në të gjithë territorin e vendit.
Zonat e identifikuara si me problematike gjatë këtij viti ka rezultuar të jenë Qarqet Vlorë, Shkodër, Gjirokastër, Tiranë dhe Durrës.
Nga analiza e bërë rezulton se kemi të bëjmë kryesisht me sipërfaqe të vogla të kultivuara larg zonave të banimit dhe kryesisht në zona të thella malore.
Ndërkohë sa i përket autorëve mund të themi se ashtu si vitet e mëparshme, në shumë raste autorët janë shpërngulur nga vendbanimet e tyre dhe kanë zhvilluar këtë aktivitet kriminal, në zona të tjera, duke shfrytëzuar lidhjet shoqërore e miqësore të tyre.
Deri në këto momente janë identifikuar dhe asgjësuar sipërfaqet e kultivuara me bimë narkotike në 108 raste, ku janë asgjësuar rreth 14.772 rrënjë bimë narkotike, si dhe janë proceduar 36 shtetas (23 janë arrestuar e ndaluar, 3 ndiqen në gjendje të lirë dhe 10 janë shpallur në kërkim).
Në këto operacione për goditjen e kultivuesve të bimëve narkotike Policia e Shtetit ka angazhuar struktura e forca të specializuara, të Drejtorive të Policisë së Qarqeve, Komisariateve të Ndërhyrjes së Shpejtë, të mbështetura dhe nga helikopterë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.
Kontrolli dhe krehja e territorit do të vijojë dhe gjatë periudhës në vazhdim deri në shtator dhe paralelisht me të do të vijojnë dhe operacionet për asgjësimin e sipërfaqeve të kultivuara me bimë narkotike,"- theksoi Burgaj.
Drejtori i Repartit të Aviacionit të Guardia Di Finanza, z. Stefano Bastoni, nga ana e tij se “bashkëpunimi ndërkombëtar i afruar nga vendi ynë për monitorimin nga ajri të parcelave të drogës është një mundësi për të ndërprerë trafikun e drogës që për shkak të afërsisë së vendeve, mbërrin deri në Itali.
Vetëm në rastin e Lazaratit, imazhet e marra nga sateliteti, krahasuar me ato të avionit të Guardia-s mundësuan fotografimin e parcelave të këtij fshati siç nuk ishte bërë kurrë më parë; ky volum tepër i madh të dhënash që u mblodh, mund të shfrytëzohet për kontrollin e atij territori."
Të dy drejtuesit e policive theksuan në përfundim të takimit se qëllimi i tërë këtyre veprimeve është nxjerrja e Shqipërisë nga harta e kultivimit të drogës.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)