Tiranë, tjetër krim në familjeBurri vret gruan e më pas veten

Të tjera rreth shkrimit LIVE TV/ Pamje nga vendi i ngjarjes
TIRANE- Rikthehet krimi brenda familjes në kryeqytet. Një 54-vjecar ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij, 50 vjeç dhe më pas është vetëvrarë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 në banesën e çiftit në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë, në afërsi të shkollës “Besnik Sykja”.
Kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar policinë pasi kanë dëgjuar të shtëna në banesën e çiftit Admir dhe Dallëndyshe Jazenxhiu.
Çifti Jazenxhiu ka dy fëmijë, një djalë 17 vjeç dhe një vajzë 22 vjeç, ndërsa dyshohet se djali i tyre ndodhej në banesë në momentin e ngjarjes.
Sipas policisë, Admir Jazenxhiu njihej si person me precedentë të mëparshëm penalë, ndërsa sipas banorëve të lagjes, Admiri i cili punonte u shofer fugoni, njihej si person i dhunshëm.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ndërsa, autoambulanca ka mbërritur në banesën 2-katëshe të çifit për të marrë trupat e dy viktimave.
(Foto: Ambulanca duke tërhequr trupat e viktimave)
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)