Guardia di Finanza kontroll në zyrat e Standard & Poor´s
Guardia di Finanza kanë bërë disa verifikime në zyrat e shoqërisë së vlerësimit që në ditët e fundit ka ulur vlerësimin për Francën, Italinë, Spanjën e shumë vende të tjera. Iniciativa është e prokurorisë të qytetit Trani e cila është paralele me një tjetër iniciativë të ngjashme të ndërmarrë në Milano. Midis të hetuarve gjenden edhe analistë të Moody´s një tjetër
kompani vlerësimi.
Standard & Poor´s dhe Moody´s janë kompanitë më të fuqishme të vlerësimit, por kjo nuk ka ndaluar policinë financiare italiane (Guardia di Finanza) të kryejë kontrolle e verifikime në lidhje me aktivitetin e këtyre kompanive.
Shoqëritë e mësipërme akuzohen se kanë manipuluar tregun me anë të gjykimeve të pavërteta, pa themel e të pakujdesshëm, mbi sistemin ekonomik-financiar e bankar italian. Prokuroritë e Trani e të Milano prej disa kohësh kishte nisur hetimet mbi këto shoqëri në mënyrë paralele e të pavarur nga njëra tjetra.
Edhe në Shtet e Bashkuara Standard & Poor´s ka përfunduar në vëzhgimin e Departamentit ë Drejtësisë për zhvlerësimin e borxhit të SHBA e gjykimet mbi disa tituj “toksikë”.
Standard & Poor´s ka deklaruar se akuzat e bëra ndaj vlerësimeve të tyre të pavarur, janë të pabazuara e të pamerituara. Shoqëria deklaron gjithashtu në një notë se do të mbrojë me forcë veprimtarinë e saj, reputacioni e saj e të analistëve të saj.
(ar.si/BalkanWeb)