E Shtunë, 31 Tetor 2026

FBI mbyll Megaupload dhe Megavideo

Fbi në bashkëpunim me Departamentin e Drejtësisë ka mbyllur site-t Megaupload.com e Megavideo.com, e ka arritur të arrestojë krijuesin dhe tre persona të tjerë.

Megaupload është një ndër arkivat më të mëdhenj të filmave e muzikës online. Shpesh site përdoret për të shpërndarë materiale të mbrojtur nga copyright. Sipas akuzës, aktiviteti i Megaupload i ka kushtuar 500 milionë dollarë mbajtësve të të drejtës së autorit.

Themeluesi Kim Schimtz dhe tre të tjerë janë arrestuar në Zelandën e Re me kërkesë të autoriteteve amerikane. Veprimi vjen 24 orë pas protestës së site-ve në internet kundër Sopa, ligji kundër piraterisë që po diskutohet në kongresin amerikan. Sipas shumë kompanive që veprojnë në internet si Wikipedia e Google, ligji vë në rrezik lirinë e shprehjes online.

Përgjigjia e hacker ka qenë e shpejtë, duke deklaruar operacionin OpMegaupload, individë të lidhur me Anonymous ka sulmuar site-t e Departamentit të Drejtësisë të SHBA, të shtëpisë diskografike Universal, të Recording Industry Association of America (Riaa) dhe të Motion Picture Assotiation of America (Mpaa), duke i bërë këto faqe të paarritshme nga përdoruesit.

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›