Tunizi, sulm kundër ministrit të brendshëm, në rrjet një video gay
Tuniz – Një outing i paprecedentë në botën arabe, si për faktin se personi, i shfaqur në një video ku tregohen raporte homoseksuale, është ministri i brendshëm, dhe për faktin se ministri është zgjedhur nga partia e tij Ennahda e cila është është parti islamike.
Video ka qarkulluar në rrjet e është shpërndarë ndër tunizianë, në të tregohet një raport erotik midis dy shokë qelie, të filmuar gati 20 vjet më parë nga një kamera e fshehur. Ali Laarayedh fytyra e të cilit shfaqet në fillim të video-s, atëherë ka qenë i burgosur politik nga regjimi i Ben Ali.
Ditët e fundit ministri Ali Laarayedh është kundërshtuar nga sindikatat dhe drejtuesit e policisë sepse ka vendosur për një reformë e të ndërrojë drejtuesit, ndryshimi i parë i vërtetë që nga arratisja e Ben Ali. Në veçanti ministri ka zëvendësuar drejtorin e përgjithshëm të policisë i cili kishte mbetur në vendin e tij edhe pas rënies së regjimit.
Zëra dhe fjalë qarkullonin edhe më parë por nuk njihej ekzistenca e një video rreth një jete të dyfishtë të ministrit. Megjithatë video pas disa orësh është fshirë nga rrjeti, nuk ka qenë e nevojshme ndërhyrja e policisë për këtë, kanë mjaftuar mesazhet e solidaritetit ndaj ministrit dhe zemërimi ndaj video-s.
Në mediat tuniziane nuk është shfaqur asnjë fotogram i kësaj video. Të gjitha partitë, edhe ato të opozitës kanë qenë solidarë me ministrin dhe nuk kanë përfituar nga kontrasti mes islamit dhe praktikave homoseksuale të cilave u mëshon kush ka publikuar video-n.
Shumica e komenteve të së majtës laike kanë sjellë në dukje faktin se këto janë mënyra dhe praktika që të sjellin ndërmend regjimin e Ben Ali dhe të policisë së tij politike.
Mbi origjinën dhe origjinalitetin e video-s ka opinione të ndryshme. Disa mendojnë se është një montim, të tjerë thonë se ministri në rininë e tij ka rënë në një kurth të policisë politike kur ishte i burgosur politik.
Autorët e publikimit të video-s mendonin se kështu do të minonin figurën e ministrit por reagimi i opinionit publik tunizian, i cili ka qenë ose një lloj mosbesimi ose liberal, ka zhbërë planin e autorëve.
(ar.si/BalkanWeb)