Guardiola: Ja se si e bëra Messin sulmues tipik

Pep Guardiola ka vazhduar të ligjëroj në Buenos Aires të Argjentinës. Trajneri i famshëm spanjoll në temën e radhës ka folur për lojtarin më të mirë në botë, Lionel Messin dhe transformimin e tij si sulmues.
"Kisha mëdyshje se ku duhet të luaj Messi. Mendoja ta lë në krah, ta lë lojtarë para dy sulmuesve, apo ta vendos në qendër të sulmit. Me Messin kemi ushtruar shumë variante dhe të them të drejtën ai më fascinonte në secilën pozitë që i jipej rasti. Messi është lojtari më efikas që ka patur ndonjëherë bota e futbollit. Ai shënon në 95% të rasteve.
Loja e Messit në sulm bënë që komplet mbrojtja e kundërshtarëve të mendojnë ta ndalin atë duke lënë hapësirë edhe për lojtarët tjerë.
Messi në sulm e ka stilin e tij të veçantë në botë. Ai shënon aq shumë por edhe është një lojtar që lidhë krahët dhe mesfushën. Për mua Messi është një nëntësh(9) specifik, që futbolli kurrë nuk ka patur të tillë" deklaroj Guardiola./Indeksonline/
/>