Tek Milan deri në fund

Andrea Pirlo nuk e ka ndërmend të lëvizë nga Milani deri në fund të karrierës. Mesfushori italian mund të transferohej tek Chelsea gjatë verës që shkoi, por vendosi t’i mbetej besnik ekipit, tek i cili e kaloi pjesën më të madhe të karrierës.
“Kam kontratë me Milanin dhe mendoj se do të mbetem këtu përgjithmonë. Përpara nesh është një sezon që kanë mbetur edhe disa xhiro e më pas edhe Botërori”, tha 30 vjeçari për Gazzetta dello Sport. As përfaqësuesi italian nuk e di nëse trajneri Leonardo do t’i udhëheqë Rossonerët edhe sezonin e ardhshëm.
Sa i përket kampionatit, Pirlo mendon se për Rossonerët gjasat janë shuar, pas humbjes nga Sampdoria. “Scudetto” Tashmë është një çështje e mbyllur. Janë shumë pikë diferencë me pak ndeshje për t’u luajtur.
Tash po mendojmë që të përfundojmë mirë në katër ndeshjet e fundit. I kemi lënë të na ikin disa pikë në xhirot e fundit, në të kundërtën aty (në luftë për titull) do të ishim edhe ne, por tashmë kjo gjë është arkivuar”, tha në fund ish futbollisti i Brescias, Regginas dhe Interit.