Guardiola: Nuk më erdhi lehtë të luaj ndaj Barcës

Pep Guardiola ka qenë i sinqertë në deklaratën e tij pas ndeshjes ndaj Barcelonës. Ish trajneri që bëri histori me skuadrën katalonase, tha se të ishte trajner ndaj Barcelonës, nuk ishte aspak e lehtë për të.
"Nuk mund ta mohoj këtë gjë. Për mua ishte e vështirë të luaja ndaj Barcelonës. Unë luajta ndaj lojtarëve të mijë që më ndihmuan të jem trajner i suksesshëm. U mundova të përqëndrohem më shumë në lojë. Barca gjithmonë është një skuadrës vështirë për tu mposhtur.
Ne vazhdimisht kërkuam që të mbajmë topin duke mos e lejuar Barcelonën të bëjë lojën që di" deklaroi Guardiola. I pyetur për situatën në Kataloni, dhe ardhjen e trajnerit Marino, Guardiola ishte tejet i matur."Mendoi se se rasti për Kataloninë duhet të jetë vullnet i një populli. Shpresoi se një ditë do të shoh Kataloninë si një shtet dhe përfaqësuesen katalonase me ngjyrat e flamurit të saj.
Sa i përket trajnerit Marino, unë vetëm dua ti uroj fat. Barcelona me siguri që di diçka më shumë se unë për zgjedhjen që ka bërë" përfundoi Guardiola./indeksonline/