E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guardiola i'a merr posedimin Barcës, pas 5 viteve

Janë bërë plot 5 vite që kur Barcelona kishte posedim më të vogël të topit ndaj kundërshtarit të saj. Pep Guardiola është trajneri që pas 5 viteve i ndryshon statistikat e Barcelonës.

Në ndeshjen Bayern Munchen-Barcelona, Bayerni aplikoi futbollin me shumë pasime e posedim të topit duke kujtuar Barcelonën e tij të famshme.

53% Bayerni kishte posedimin e topit, përkundër Barcelonës që mbajti 47% posedimin e topit.

Megjithatë Jordi Roura me Barcelonën mund të arsyetohet për këto statistika pasi që Barcelona në këtë ndeshje ishte kryesisht Barcelona B, madje kishte lojtarë edhe të skuadrës së tretë.

Hera e fundit që Barcelona kishte posedim më të vogël të topit se sa kundërshtari, ishte viti 2008 në humbjen 4 me 1 nga Real Madridi./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›