E Diel, 1 Nëntor 2026

Guardiola “driblon” gjykimin Murinjo e analizon në detaj

SHKRUAN: Jeton Selimi 18-04-2011 11:32

Luftë në distancë mes trajnerëve të Barçës e Realit, që shohin tani të trokasë Copa del Rey më 18 prill. Ndërkohë, mediat italiane raportojnë se portugezi po përgatit rikthimin tek Interi, pasi ka regjistruar fëmijët në një shkollë italiane

Pep Guardiola nuk ka arritur ta thyejë rekordin prej gjashtë fitoreve radhazi në El Clasico dhe ta vazhdojë ecurinë e tij të artë ndaj Real Madridit në sfidën e zhvilluar të shtunën mbrëma e cila përfundoi me rezultat të barabartë. “Ne nuk jemi ende kampionë. Ne jemi vetëm tetë pikë larg dhe kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje”. “Pepe? Duke parë cilësitë e tij, ne e kemi ditur se ai do të luante mirë, kështu që nuk u befasova. Penalltitë? Më falni, por nuk mund të gjykoj vendimet e gjyqtarit të cilat kanë pasur aq shumë ndikim në këtë ndeshje”, theksoi Guardiola. Sfidën nuk arriti ta përfundonte në fushë mbrojtësi Karles Pujol, i cili u detyrua të largohej pas një dëmtimi të pësuar në kofshë, që për teknikun katalanas është joserioz.“Është vetëm një lëndim në kofshë. Ai bëri impenjim të jashtëzakonshëm. Mendoj se është dëmtim jo serioz për shkak të pushimit të gjatë. Ai duhet të riaftësohet për finalen e Copa del Rey”, përfundoi trajneri i Barcelonës.

Zhoze i mërzitur në Spanjë,

regjistron fëmijët në shkollë italiane

Trajneri i Real Madridit, Zhoze Murinjo, nuk ka fshehur zhgënjimin e tij për atë që sipas tij ishte gjykimi i dobët në sfidën që përfundoi me rezultat 1-1 në El Clasico numër 162 të zhvilluar në “Bernabeu”. Skuadra vendase mbeti me një lojtar më pak kur Raul Albiol u përjashtua pas një ndërhyrjeje me qëllim në David Vijan, e cila rezultoi në penalti që u realizua nga Lionel Mesi.“Në pjesën e parë, të dyja ekipet ishin të barabarta. Ne kemi luajtur kompaktë dhe kemi mbajtur formën tonë përgjatë takimit. Një fitore është fitore dhe barazim është barazim, por ne do të nxjerrim pikat pozitive nga ky takim”.“Çfarë duam është që të baraspeshohen vendimet për të dyja ekipet. Rregullat janë të njëjta për të gjithë dhe jam ngopur duke luajtur ndeshjet me nga dhjetë lojtarë. Raul Albiol do të mungojë në finalen e kupës për shkak të një ndërhyrjeje që nuk ekzistoi”, theksoi portugezi. Tekniku portugez nuk la pa komentuar ndërhyrjen e Dani Alvesh ndaj Marcelos. Për Murinjon, braziliani i Barçës është dashur të ndëshkohet me kartonin e kuq dhe tha se do të dëshironte që një ditë të luante me një lojtar më shumë ndaj blaugranëve.“Si zakonisht, kur raporti është 10 ndaj 11 është shumë e vështirë të luash ndaj Barcelonës. Qëndrimi i gjyqtarit ndryshoi pas vendimit për të mos e përjashtuar Dani Alveshin. Një herë në jetë dua të luaj ndaj një Barcelone me dhjetë lojtarë”, u shpreh Murinjo. Ndërsa në Itali mediat kanë nisur të aludojnë rikthimin e tij tek Intreri, pasi portugezi i ka regjitstuar fëmijët në një shkollë në Lugano, shumë pranë qendrës stërvitore të zikaltërve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›