Ronaldo: Zhoze, të lutem mos u largo!
Me pesë trofe në tre vjet te Çelsi, duke e futur skuadrën në top-ekipet angleze, në ishull po flitet gjithnjë e më shumë për portugezin në krye të stolit të Mançesterit, duke zëvendësuar kështu Sër Aleks Ferguson. Por, veç mediave angleze, janë edhe ato italiane që shkruajnë se Murinjo do të rikthehet tek Interi, për të marrë më pas stolin e Mançesterit, kur Ferguson të tërhiqet. Por Ronaldo dëshiron që patrioti i tij të qëndrojë në “Bernabeu”, pasi “los galacticos” dëshirojnë t’i japin fund sundimit të Barcelonës. “Zhoze është një pjesë thelbësore e suksesit tonë,” flet ai për The Sun. “Titujt flasin për të. Ka fituat gjithçka. Jam shumë i kënaqur që ai është me ne, pasi shpresoj që të fitojmë shumë së bashku”. Përsa i përket përballjes së shumëfishtë me Barcelonën në tre fronte, Ronaldo deklaron: “Është e rëndësishme që të fitojmë diçka këtë vit. Nëse flet për klubin më të madh të botës, atëherë duhet të fitosh tituj”.