Guardiola: Çelsi është jashtëzakonisht i vështirë
Barcelonë - Gjysmëfinalja e Ligës së Kampioneve kundër Çelsit nuk do të jetë aspak e lehtë për skuadrën e Barcelonës. Këtë parashikim e konfirmon vetë trajneri i katalanasve, Pep Guardiola, menjëherë pas kualifikimit jo të vështirë me Bajernin e Mynihut.
“Nuk mendoj se kemi pasur ndonjë favorit, midis Çelsit dhe Liverpulit, të cilin do ta dëshironim më tepër. Ndoshta, Çelsi është një skuadër më sulmuese, ndërsa Liverpuli është i disiplinuar në mbrojtje”, deklaroi tekniku Guardiola.
“Sidoqoftë kemi një kundërshtar të vështirë, dhe duhet ta pranojmë se ky është Çelsi dhe jo Liverpuli. Këta të fundit nuk do të ishin aspak të lehtë, por Çelsi është shumë i vështirë”, përfundoi trajneri i Barcelonës.