Laporta: Barcelona nuk po kërkon Frank Riberinë
Mynih - Presidenti Huan Laporta hedh poshtë të gjithë zërat e fundit që flasin rreth një interesimi të Barcelonës për futbollistin e Bajernit, Frank Riberi. Kreu i katalanasve nuk kërkon të prishë marrëdhëniet e shkëlqyera që ka me homologët gjermanë, pasi ai e krahason Riberinë tek Bajerni me Mesin tek Barcelona.
“Dua t’i hedh poshtë të gjitha spekulimet. Ne nuk dëshirojmë ta marrim Riberinë, pasi nuk kërkojmë të prishim marrëdhëniet e mira që kemi me Bajernin e Mynihut” deklaron Huan Laporta.
“Riberi për Bajernin është si Mesi për Barcelonën. Prandaj, mund ta kuptoj Karl-Heinc Rumenigen, kur thotë se lojtari nuk është në shitje”, përfundon presidenti i Barcelonës.