E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guardiola i ofron birrë Ribery, harron se është mysliman

Bavaria është krahinë gjermane e cila njihet me konsumimin e birës. Krenaria e kësaj krahine gjithsesi se është Bayern, skuadër kjo që ka më shum trofe të fituara në futbollin gjerman dhe vjen nga qyteti i Munihut i cili njihet edhe për festivalin e birës “Oktober fest”.

Shumë nga sponsorët e Bayern Munih, janë edhe prodhues të ndryshëm të birave dhe shpesh herë futbollistët e kësaj skuadre i shohim edhe në spotet promovuese të të njëjtave. Trajneri i ri i bavarezëve Pep Guardiola, së bashku me gjashtë futbollist të tij, u paraqit në promovimin e birës. Në mesin e këtyre futbollistëve të Bayernit, ishte edhe francezi Franck Ribery, icili ka kaluar në islam dhe nuk konsumon alkool.

Guardiolës,kjo i kishte dalë nga mendja dhe ia kishte mbushur një gotë me birë edhe futbollistit të tij, kur se Ribery e kishte refuzuar. Në këtë kohë trajneri spanjoll ishte habitur, megjithatë Pep shumë shpejtë e kishte kuptuar se për çfarë po bëhet. Pas kësja Pep i kishte kërkuar falje francezit Ribery./indeksonline/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›