Mourinho: Ofertën e 3-të për Runin e bëjmë pas ndeshjes

Jose Mourinho do të bëjë ofertën e tretë për Uejn Runin, por vetëm pas ndeshjes me Mançester Junajtid ditën e hënë. Pas fitores ndaj Aston Vilës, trajneri i Çelsit konfirmoi se Runi mbetet në krye të axhendës së tij në “Stamford Bridge” këtë verë.
“Unë nuk dua që Çelsi të bëjë një ofertë për Uejn përpara se ne të vizitojmë Mançesterin. Të gjithë në klub dhe në bord janë dakord me mua dhe ndajnë të njëjtin mendim. Mendoj se gjatë kësaj kohe është etike që të qëndrojmë pasivë dhe të mos ndërmarrim asnjë hap”, – tha portugezi, i cili e kërkon me çdo kusht bomberin e “djajve”.
Blutë pritet të ofrojnë 46 milionë euro pas ditës së hënë./indeksonline