E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fatih Terim rikthehet në stolin e Turqisë

Fatih Terim është shumë pranë rikthimit për herë të tretë në stolin e përfaqësueses turke. Federata i ka ofruar zyrtarisht trajnerit të Gallatasarajit një kontratë 4-vjeçare.

Ideja e 59-vjeçarit është që ai të vazhdojë të drejtojë kampionët e Turqisë edhe sezonin e ardhshëm, por presidentit të federatës Jildirim Demirëren, nuk i pëlqen diçka e tillë. Ai kërkon që “Perandori” të punojë vetëm me përfaqësuesen. Terim pritet të ketë edhe një takim me presidentin e Gallatës, Unal Ajsal, përpara se të marrë një vendim final. Përmes një deklarate për shtyp, Terim tha se ai nuk do të largohej nga Gallatasaraji në rast se presidenti Ajsal nuk do jepte miratimin e tij.

Abdullah Avçi dha dorëheqjen nga stoli i kombëtares ditën e martë. Turqia renditet në vend të katërt të Grupit D kualifikues të Botërorit dhe shanset që ballkanasit të shkojnë në Brazili verën e ardhshme janë vetëm në teori./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›