Guardiola mbron Barcelonën

Nga Express më 13 shkurt 2011 në ora 17:47
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola ka refuzuar të kritikojë futbollistët e tij pasi lideri i La Ligës u ndal në barazim 1-1 në Sporting Gijon të shtunën duke përfunduar serinë rekorde prej 16 fitoreve të njëpasnjëshme.
“Ne nuk fituam, por u munduam deri më fund”, tha ish-mesfushori i Barcelonës dhe Spanjës, i cili javën e kaluar vazhdoi kontratën e tij me klubin deri në fund të sezonit të ardhshëm.
“Nuk është lehtë të sulmoni kur përballeni me 10 futbollistë kundërshtarë që krijojnë një mur”, theksoi ai.