E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guardiola mbron Pellegrinin

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola ka përkrahur rivalin e tij nga Real Madrid, Manuel Pellegrini.

Guardiola ka përcjell prej së largu derisa Pellegrini ka vuajtur nën presion të parashikimeve të mëdha në Real.

Njerëzit të cilët e kritikojnë duhet të kuptojnë se titujt nuk fitohen në tetor. Nevojitet kohë, është proces i gjatë. I uroj fat sepse ai e meriton. Ai është trajner shumë i mirë deklaroi Guardiola i cili sezonin e kaluar me Barcelonën fitoi Ligën e Kampionëve, La Ligan dhe Copa del Rey.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›