E Shtunë, 31 Tetor 2026

F1, pole position për Hamilton

Hamilton e ndali kronometrin në kohën 1’40.948, duke siguruar vendin në radhën e parë të nisjes për garën që do të zhvillohen në pistën e Jas Marinas.

Menjëherë pas tij do të nisen dy makinat Red Bull, më konkretisht Sebastian Vetel dhe Mark Veber. Vendi i katërt dhe i pestë për Braun GP. Rubens Barikelo do të niset bjë vend para kampionit më të ri të botës, Xhenson Baton, që nesër pret të kurorëzohet zyrtarisht.

Vazhdon forma e dobët e Ferrarit. Kimi Raikonen arriti të zërë vetëm vendin e 11-të, ndërkohë që Fizikela duket se e ka bërë të vetin vendin e fundit.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›