Pike “tradhton” Barçën, vetëm 1-1 ndaj Osasunës
Për kampionët e Europës kishte shënuar Keita në minutën e 72-të, duke konfirmuar formën e mirë që po kalon në “Kamp Nou” (ky ishte goli i gjashtë për mesfushorin nga Mali). Barcelona pati edhe raste të tjera për ta mbyllur ndeshjen, por portieri vendas ishte i pakalueshëm.
Kur gjithçka po shkonte drejt përfundimit, Zherard Pike dërgon topin në portën e tij, në përpjekje për ta larguar në goditje nga këndi, pas një krosimi nga e majta e sulmit të Osasunës.
Kështu, katalanasve u shpëtojnë nga duart tri pikë mjaft të çmuara, pasi tashmë e shohin veten me vetëm një pikë avantazh ndaj Realit të Madridit, që iu rikthye fitores përballë Getafes në “Bernabeu”.
Në takimin tjetër të vlefshëm për javën e nëntë të Primera Divizionit, Sevilia fitoi 2-0 në fushën e Kseresit, duke u rikonfirmuar si forca e tretë në kampionatin spanjoll (katër pikë pas Barcelonës kryesuese).
Osasuna 1 – 1 Barcelona (Pike a.g 92’/Keita 72’)
Osasuna 4-4-2: Ricardo; Azpilicueta, M.Flano, Josetho, Monreal; Juanfran (J.Galan 82’), Nekounam, Punal (Ruper 77’), Camunas; Aranda (Masoud 70’), Pandiani. Trajner: J.A. Camachio
Barcelona 4-3-3: Valdes; Puyol, Pique, Chygrynskiy (Marquez 60’), Abidal; Xavi, Busquets, Keita; Messi, Ibrahimovic, Iniesta (Pedro 89’). Trajner: P. Guardiola
Katronë të verdhë: Aranda/Keita, Chygrynskiy