Guardiola përgatitet për lamtumirën e një tjetër ylli

Bernardo Silva me shumë mundësi do të kthehet në Portugali. Pas tetë vitesh në Mançester portugezi është shumë pranë kalimit te skuadra e Benfikës.
Për 30-vjeçarin kjo lëvizje nuk të bëjë me paratë pasi nëse transferohet në vendlindje do të përfitojë një shifër shumë herë më të vogël krahasuar me atë që merr në ishull.
Sipas “A Bola” për Silvën interesohet edhe Barcelona, por situata e komplikuar ekonomike e klubit katalan ka bërë thuajse të pa mundur fillimin e një tratative të mirëfilltë.