E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guardiola, shembull për trajnerët e tjerë

Trajneri i mirënjohur spanjoll Rafael Benitez ka lavdëruar Pep Guardiolën duke thënë se strategu i larguar nga Barcelona ka lënë gjurmë që duhet të përcillen me teknikën e ardhshëm.

Guardiola, në prill njoftoi largimin e tij nga Nou Camp duke i dhënë fund aventurës katërvjeçare pas së cilës ka paralajmëruar se do të pushojë për një vit nga futbolli. Ish strategu i Liverpoolit dhe Interit, Benitez rezervoi lëvdata për stilin e punës së Guardiolës dhe mendon se Anglia do të përfitonte nga qasja e tij.

Guardiola spekulohet se kërkohet nga Chelsea. “Mendoj se ai është në mesin e shembujve sepse ai e di si duhet të sillet dhe transmetojë vlera dhe gjëra pozitive jashtë futbollit”, deklaroi Benitez për mediet spanjolle.

“Ai është një shembull i suksesshëm. E kuptoj vendimin e tij për pushim për një vit e më pas përgatitje për të ardhmen. Përvoja në atë nivel përfshin stres të përhershëm dhe nganjëherë ju nevojitet kohë për tu rikuperuar. Jam i sigurt se do të kthehet dhe mendoj se do ti pëlqen një sfidë e re në Premierligë, që është shumë atraktive”, përfundoi Benitez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›