Guardiola:Nuk mund ti fitojmë të gjithë titujt
Trajneri i Barcelonёs, Pep Guardiola, ka deklaruar se ёshtё absurde tё mendohet se ekipi i tij mund t'i fitojё tё tri trofetë pёr tё cilat garon kёtё sezon. "Mendoj se nuk ёshtё reale tё flasim pёr kёtё. Tё lejojmë gjithçka tё shkojё hap pas hapi dhe pastaj do tё flasim, por sipas meje tashmë ёshtё absurde tё flitet nё kёtё etapë tё sezonit", ka thёnё Guardiona. "Tashmë gjithçka duket mirё pasi fitojmë dhe nuk kemi probleme. Por, unё nuk dëshiroj tё përjetoj zhgënjim pasi do tё kemi edhe momente tё vështira dhe me rёndёsi ёshtё t'i kalojmë", ka shtuar spanjolli.Pep Guardiola dhe skuadra e tij po arrijnë të bëjnë një paraqitje fantastike deri në ketë pjesë të sezonin ku ndodhen në vent ë parë në Primera Divizion dhe janë kualifikuar edhe për në një të tetat e Champions League ku do të përballen me Olimpikun e Lionit.Barcelona po ecën mirë dhe nuk po fal as në Kupën e Mbretit kun ë mesjavë arriti të fitojë në Vicente Calderon me rezultatin 3-1 ndaj Atletikos së Madridit me një tregolësh të Messit.Por Guardiola edhe për të mos I tërhequr vëmendjen Skuadrës deklaron se nuk e mendon se mund të fitojë gjithçka këtë sezon.Barcelona në Kampionatin Spanjoll është e shkëputur me 9 pikë nga ndjeksja më e afërt Sevilja dhe sot do të luajë në transfertë ndaj Osasunës.