E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benitez kunder Ferguson: I vetmi qe flet me arbitrat

Kreu i stolit te Liverpool, Rafa Benitez ka shenjestruar kolegun e tij Alex Ferguson, duke e akuzuar si nje njeri qe ankohet shume dhe ka shtuar se ai eshte nje njeri i pandershem ndaj arbitrave dhe kundershtareve.

Mediat sportive britanike e kane kthyer vemendjen nga nje perplasje mes dy prej trajnereve me ne ze te Premier League. Kreu i stolit te Liverpool, Rafa Benitez ka shenjestruar kolegun e tij Alex Ferguson, duke e akuzuar si nje njeri qe ankohet shume dhe ka shtuar se ai eshte nje njeri i pandershem ndaj arbitrave dhe kundershtareve.

“E dime te gjithe se cfare ndodh me stafin e United sa here shkojme ne Old Traford. Ata perballen gjithmone me arbitrat, sidomos ne pushimin e ndeshjes dhe flasin gjate. Te gjithe trajneret duhet te jene te ndergjegjshem per faktin se vetem Ferguson mund te flase me arbitrat dhe asgje nuk ndodh. Une po flas me fakte dhe jo me opinione. Ka gjera qe te gjithe mund t’i shikoje cdo fundjave. Cdo jave mund te shihet se si vihen nen presion arbitrat. E dime sepse nje gje te tille e kemi pare”, akuzon Benitez, duke rrezikuar shume me kete deklarate te forte.

Ne vijim te fjales se tij spanjolli vazhdoi te jape fakte ne lidhje me kete problem. “Kemi pare shume lojtare te perjashtohen nga Old Traford por kurre ata te Manchester. Te ankohesh dhe te kerkosh avantazhe nuk eshte e ndershme”, shton Benitez.  



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›