E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sevilja, parrulla pro Palestines gjobit Kanoute

Solidarizimi me palestinezet e Rripit te Gazes i ka kushtuar me shume se nje karton te verdhe sulmuesit te Seviljes, Frederic Kanoute.

Lojtari nga Mali, e festoi golin ne ndeshjen e kupes kunder Deportivos duke treguar nje fraze ne mbeshtetje te palestinezeve, por kjo do t’i kushtoje 3 mije euro gjobe. Gjoba eshte vendosur nga Komisioni Disiplinor i Federates Spanjolle te Futbollit. Ky vendim eshte marre ne baze te rregullores, e cila nuk lejon qe futbollistet te tregojne parrulla me karakter politik apo fetar.

Kanoute njihet si nje besimtar i devotshem ndaj fese islame, madje shpesh here ai ka dhuruar shuma te konsiderueshme per fondacionet islamike ne vendin e tij te lindjes dhe ne Spanje.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›