Guatemalë, divorc mes presidentit dhe zonjës së parë
Guatemalë, 23 Mars NOA – Presidenti i Guatemalës, social-demokrati Alvaro Colom dhe bashkëshortja e tij Sandra Torres, kanë kërkuar divorcin dhe kjo pasi “first lady” mund të prezantohet në zgjedhjet presidenciale, në shtator. Kushtetuta ndalon faktikisht që kandidatura të jetë brenda familjes së primatit të shtetit. Kështu “first lady” ka pranuar para disa ditësh kandidaturën nga ana e UNE (Unidad nacional de esperanza). Kandidati i opozitës, i cili është më i favorizuar nga sondazhet, e ka përcaktuar këtë divorc si një “mashtrim”. r.b/NOA
Lajme të ngjashmePresidenti ndan gruan, që ajo të kandidojë në zgjedhjeEnver Hoxhaj: Me Shqipërinë, linjë e përbashkët për njohjetPrezantohet filmi i Havelit, presidentit çek të burgosur nga komunizmiBiel – Timberlake drejt ndarjesPresidenti Topi i dërgon mesazh solidariteti Perandorit të Japonisë, Akihito Lidhje: divorc, Guatemale, presidenti